Kushtrim Bekteshi
Regjisor i shfaqes “Emira”
Sot, 15 nëntor 2025, mbushet një vit që kur shfaqja “Emira” u ndërpre vetëm pesë ditë para premierës së planifikuar. Si sot, njëvit më parë, ecja i lumtur drejt teatrit, pasi që prova e mbrëmjesparaprake kishte shkuar shkëlqyeshëm dhe ishte ndjerë ajo që ne e quajmë ‘magji skenike’ – kur shfaqja merr jetë dhe arrinësuksesshëm në fazën e lindjes, e gatshme të shfaqet para publikut. Hyra me nxitim në bufenë e teatrit, aty ndjehej njëqetësi e tensionuar, por kalova pa e kuptuar se çfarë po ndodhte. Vazhdoj për ta takuar shkurt udhëheqësin artistik që ta pyes se ajanë printuar komentet për provën e mbrëmshme, komente që iakisha nisur me e-mail për t’ua shpërndarë aktorëve. Terr nëzyren e tij. Ai më thotë se si duket gjithçka ka marrë fund, grevistët sonte do ta fillojnë grevën. Unë nuk e besoj, refuzoj ta besoj, them se nuk është e mundur të ndodhë kjo pesë ditë para premierës tonë. Me një ndjesi ankthi zbres shkallët për tekskena, por ende me shpresë se gjithçka do të shkojë mbarë dheshfaqja do ta përjetojë premierën e shumëpritur. Në skenë mëprisnin aktorët me të cilët kisha lënë provë për ‘pastrimin e mizanskenit’ të skenës finale mes Emirës dhe Kalinës, para provës së plotë të orës 20:00. Fillojmë provën. Pas pak,përfaqësuesi i Sindikatës së Aktorëve të TKK-së hyn në sallëdhe na kumton lajmin që greva ka filluar dhe prova duhet tëndërpritet. Aktorët e brendshëm të TKK-së, pjesë e ekipit tëshfaqjes, i bashkangjiten grevës (pos Basri Lushtakut). Heshtje. Në sallë mblidhemi të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm tëshfaqjes – aktorë e bashkëpunëtorë nga Kosova, Shqipëria dheMaqedonia e Veriut. Mbizotëron një atmosferë zie, sikur pomerrnim pjesë në varrimin e një foshnje që sapo kishte përjetuarnjë abort të dhunshëm. Një natë e rëndë, plot makth. Qielli iPrishtinës më dukej i zymtë. Një “Nëntor i ftohtë” si kënga e Jericho-s…
Dhe… sot mbushet një vit që kur shfaqja “Emira” u ndërprevetëm pesë ditë para premierës së planifikuar. Që atëherë nuk u ndërmorr asnjë veprim serioz dhe i vendosur që të konsolidohetgjithë ekipi i shfaqjes dhe të realizohet premiera e shfaqjes. Vetëm përpjekje sipërfaqësore, shumë fjalë e premtime boshe, propozime datash e planesh rikthimi të predestinuara tëdështojnë. Brenda një viti të tërë ASNJË veprim serioz dhe iplotëvullnetshëm për ta rikthyer një shfaqje që padrejtësisht u ndërpre dhe padrejtësisht po mbahet ende në agoni.
Po mbushet një vit i plotë dhe ende nuk është zgjidhur as çështjae pagesave për bashkëpunëtorët e jashtëm, edhe përkundërdhjetra komunikimeve me e-mail me zyrtarët e MKRS-së dheTKK-së, edhe përkundër premtimeve të shumta se gjithçka do tërregullohet dhe se shfaqja do të jetësohet e do të shfaqet këtë vitpara publikut në hapje të festivalit “Moisiu”, ashtu siç duhej tëndodhte para një viti.
Tani festivali mbarëkombëtar “Moisiu”, i anuluar një vit mëparë, do të mbahet në Prishtinë, por pa shfaqjen “Emira”, pa premierën e bashkëprodhimit të tre teatrove kombëtare, pa përmbajtjen kryesore të festivalit, pa konceptin bazë mbi të cilinështë ideuar ky format i ri i këtij festivali që finansohet nga treministri të tre shteteve. Paradoks. Absurd. A ka ndonjë fjalëtjetër më të përshtatshme për ta përshkruar këtë realitet?
Një vit më parë u ndërpre realizimi i shfaqjes “Emira” ngagrevistët, një vit më parë u anulua edhe festivali mbarëkombëtar”Moisiu”. A ndryshoi diçka pas asaj greve? Kush fitoi? Kush humbi? Grevistët e ndalën grevën, festivali do të mbahet sivjetnë Prishtinë, dielli vazhdon të lindë e perëndojë… gjithçka nëdukje vazhdon të jetë njësoj si më parë, asgjë në dukje nuk kandryshuar… Vetëm një varr i hapur ka mbetur, një ëndërr e thyer, një pritje pa fund, një agoni… një agoni që ngjan me agoninë enjë pacienti në komë që për një vit të tërë dergjet mes jetës dhevdekjes, që nuk e di çfarë fati e pret: do të rikthehet në jetë aponjë natë të qetë do t’ia fikin aparaturën e oksigjenit?
Agonia e shfaqjes “Emira” vazhdon… festa e festivalit “Moisiu” së shpejti do të fillojë… Gëzuar!






