Shfaqja për fëmijë “Revolta e presjes”, më 9 dhjetor në teatrin e Tetovës

    Posteri i shfaqes “Revolta e presjes” / Dizajni: Gëzim Qaili

    Të hënën (9 dhjetor) në orën 19:00teatrin e Tetovës, do të jepet premiera e shfaqes për fëmijë “Revolta e presjes”, me regji të Agim Abdullahut dhe tekst të Dituri Nezirajt, shkruan Nistori.

    Asistent regji do të jetë Elmir Sejfullai, muzika nga Blerim Qamili, skenografia e Bilgaip Koçishta, ndërsa për kostumet është përkujdesur Azra Mehmedi.

    Luajnë:
    Sheqerije Iljazi
    Arsim Kaleci
    Arta Zejneli
    Bekim Jahiu
    Shkumbin Zeqiri
    Lind Selimi
    Eda Sejfullai

    Shfaqja mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të pasuruar përvojën e fëmijëve me teatër, duke i stimuluar ata të mendojnë për vlerat si solidariteti, bashkëpunimi dhe zgjidhja e konflikteve në mënyrë pozitive. Çmimi i biletës është 150 denarë. Për të gjithë të interesuarit, biletat mund të rezervohen në numrin e telefonit 070 880 711. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Shko ti puno për 30 mijë denarë dhe e sheh nëse mjaftojnë” – thonë nga LSDM për pagën minimale

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria e Hagës ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, arrestohen tre persona të tjerë

    Lajme tjera

    NATËN E MIRË

    Poezi nga: William S. MerwinPërktheu: Kolec P. Traboini Fli e qetë dashuria ime e vjetëre bukura ime në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë