Transkript nga krevati tjetër

    Fotografi ilustruese

    Ervin Hatibi 

    Ku do ta varrosin gjifë k’të popull në Tiranë?
    S’mbet vend në Tufinë më, as në Sharrë
    Rrugëve do na lënë, qentë do na hanë
    Qentë e mëvenj, qentë e vegjël
    Në det mor’ do na hevin
    Të na hanë peshqit
    Peshqit e mëvenj, peshqit e vegjël

    tujuhnaga

    tujuhnaga

    onicbet

    slot deposit dana

    Fokat
    Ato me vëmbë të mëvenj
    (nxjerr dy gishta nën nofull)
    I vogël më ra sëmundja e keqe
    Kjo dorë s’m’u rrit pesë vjeç
    Më lante në govratë druri
    Mbaj mend nëna si foshte, gjettë rahmet
    Po më vdes Naimi, çuni po më vdes
    Për k’të çun veu s’më tret
    E pra, veu po tret hekurin
    Asgjë veç varrit s’kemi
    Veç varrit krejt humbet
    Dy goca kur te Liqeni më fanë
    Pse s’var një gur në qafë
    Hivu të mbytesh o xha’
    Po pse të mbytem, u fashë
    S’kam xhaja bukë të ha?
    Po u mbyta, kush do më nxjerrë
    Aty brenda të lënë të të hanë
    Peshqit
    Të mëvenjtë e të vegjlit
    Po mos ki frikë, gocat me fanë
    Futen të nxjerrin me pëllumbarë
    Njerëz janë, pëllumbarët, druaj?!
    Jooo…
    I kujti je ti? Ku rrini me shtëpi?
    Në spital (ka fjalën për spitalin psikiatrik)
    Kishim një budallë, pasaportën grisi
    Si u griska pasaporta, letërnjoftimi?
    Çunat e rinj s’e kanë frikë Zotin
    Më gjuajtën e m’i fyen vëmbër
    Kjo dorë më s’m’u rrit pesë vjeç
    Po Zoti me një dorë të hev
    Me tjetrën të pret
    Murit s’i bihet me kokë
    Se kryet të vemb
    Të gjithë flenë
    Flenë shoferët, flenë ushtarët
    Veç unë s’kam gjumë
    Më jep një valium
    Më jepni dy
    Pse rri mendueshëm, më fotë vëllai
    Vëllain e kam berber spitali, rruan, qef të sëmurë
    Pse rri mendueshëm, më fotë
    Jo, nuk mendohem unë
    S’jam unë Naim Frashëri
    Që shkruante romanca
    Një ditë ervi Ema Qazimi
    Më pufi te faqja

    (Bën të mbërrijë vendin e panjohur, me dorën e parritur)
    (Shumë lart, nuk mundet)

    Lajmi i rradhës

    Si është e mundur të botohet poezi në rubrikën e komentit politik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë