Eroll Sejdiu
Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:
Periudha 3 mujore.
Përkujtohet … në 5 vjetorin e vdekjes.
Me një përvojë 6 vjeçare.
Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare.
Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si:
Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore.
Përkujtohet…në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin…
Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare.
Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë:
Te ne mund të bëjnë praktikën tremujore, gjashtëmujore dhe trevjeçare dhe jo tre mujore, gjashtë mujore, tre vjeçare.
Fakte dhe dokumente nga historianët dhe studiuesit e huaj, mbi rolin e qeverisë së Tiranës së asaj kohe
Lidhur me këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, përveç studiuesve dhe historianëve tanë, janë angazhuar dhe kanë botuar…