Eroll Sejdiu
Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:
Periudha 3 mujore.
Përkujtohet … në 5 vjetorin e vdekjes.
Me një përvojë 6 vjeçare.
Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare.
Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si:
Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore.
Përkujtohet…në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin…
Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare.
Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë:
Te ne mund të bëjnë praktikën tremujore, gjashtëmujore dhe trevjeçare dhe jo tre mujore, gjashtë mujore, tre vjeçare.
Diane Morgan huton Holivudin me disa nga batutat më budallaqe që janë thënë ndonjëherë
Rachel Aroesti / The GuardianPërkthimi: Telegrafi Në një botë dramash me zhvillim të ngadaltë dhe të mbushura me…






