Shqipëtar

    Andon Zako Çajupi

    Shqipërin’ e mori turku,
    i vu zjarr!

    Shqipëtar, mos rri, po duku,
    shqipëtar!

    Mjaft punove për të tjerë,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lerë
    dhe tek heq.

    Të ka bërë perëndia
    luftëtar,
    si s’të lodhi robëria,
    shqipëtar!

    Erdhi dita të ngresh kokë,
    të kërkosh
    lirinë, bashkë me shokë
    të lëftosh!

    Mos bëni si keni bërë
    gjer më dje,
    por të lëftoni të tërë
    për Atdhè.

    Pesëqind vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhurë me këmn’ e duar
    me zinxhir!…

    Myslyman’ e të krishterë
    jemi keq!
    Të ngrihemi që të tërë,
    djem e pleq!

    Të ngrihemi të dëftojmë
    trimëri;
    ja të vdesim ja të rrojmë
    për liri!

    O moj Shqipëriz’ e dashur,
    memëdhè,
    Të shoh me buzë të plasur,
    si më sheh.

    U shkretove anembanë,
    Shqipëri,
    se shqiptarët s’kanë
    dashuri.

    Gjithë djemtë që ke qarë
    dhe mban zi,
    për Morenë janë vrarë,
    për Turqi!

    Zhvish rrobat e robërisë,
    memëdhè,
    vish armët e trimërisë
    se ke ne!

    Lajmi Paraprak

    Më shumë se një mijë arrestime në Turqi

    Lajmi i rradhës

    Të jetosh me tragjedinë dhe të pakuptueshmen

    Lajme tjera

    Mbramja asht larg

    Martin Camaj Mbramja ashtë large ti je atje mbi kodër të bleruemeku gurzit që bashin zhurmëi përpiu dheu.…
    Më tepër

    Porosia e Nanës

    Poezi nga Esad Mekuli Për ke në dritë ju qita,o djelm!Për ke ju rrita,o bij`?Pse u gëzova unë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë