SHQIPTARËT NË SY PERSONALITETESH TË HUAJA

    Për ata që dinë pak, ose për ata që dinë vetëm të flasin keq.

    Lamartine:

    “Shqiptarët, ky komb dhe ky popull nuk mund të tallen… Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit gjetën Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.

    Maurico Druon, sekretar i Akademisë Franceze:

    “Shqiptarët u përkasin atyre njerëzve më të vjetër se vetë Historia. Stërgjyshërit e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe nga Hektori (nga ana tjetër)”.

    Nicolas Iorga:

    “Populli shqiptar së bashku me atë bask janë më të vjetrit në Evropë”.

    Maximilian Lambertz:

    “Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

    Huacunthe Hecquard:

    “Në asnjë vend të botës gratë nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një aktivitet më të fuqishëm se gratë shqiptare, disa nëna shqiptare i përzunë nga shtëpia fëmijët e tyre sepse u larguan nga fronti i luftës. I kishin kthyer në fushëbetejë”.

    Lord Bajroni:

    “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pamje më të mrekullueshme në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, guximtarë, më të fortë se kalaja e tyre.”

    Henry Noel Brailsford:

    “… Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është mbinjerëzori”, për të cilin ëndërronte Niçja.”

    Giuseppe Katapano:

    “Atlantida e zhdukur 12.000 vjet më parë, ishte toka e ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga vërshimi i Atlantidës dhe filluan qytetërime të reja në të gjitha kontinentet, veçanërisht në Evropë, Afrikë dhe Azinë e Vogël të vogël”.

    Agostino Ribeco:

    “Të drejtat mijëravjeçare të shqiptarëve, shtrirja etnografike dhe gjeografike vijnë që nga kohët e vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali.”

    Branislav Nushiq:

    “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha pushtimeve të popujve e ruajtën dukshëm tipin dhe karakterin e tij. Ata u përballën me sulmet e romakëve, bastisjet e dendura sllave, të cilët i pushtuan të gjitha fushat, dhe lumenjtë”.

    H. Dusko Konstantinov:

    “Shqiptarët janë banorët më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

    Edvin Jacques:

    “Ilirët apo shqiptarët, këta luftëtarë të patundur ishin shqiptarë, trashëgimtarë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

    Edvin Pears:

    “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, përkatësisht racës ariane, për ta nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët shqipe të fjalëve: Ar dhe anë, që d.m.th. njerëz prej ari të pastër.”

    Max Myle:

    “Emrat e njerëzve më të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për shumë vende të tjera të botës.”

    Fanulla Papazogllu:

    “Dardania është një nga krahinat e lashta ballkanike ku popullsia autoktone ruhet më së miri”.

    Jen Goss:

    “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri në kohën e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

    Gustav Meier:

    “Shqiptarët janë ilirë të rinj”.

    George Hahn:

    “Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, por parardhësit e ilirëve kanë qenë pellazgë… Shqiptarët janë nipër e mbesa të pellazgëve”.

    Haki Pasha:

    “Nëse historia shqiptare del, Perandoria Osmane “do të shkojë në lumë”.

    Përgatiti: Viktor Bakillari

    Lajmi Paraprak

    Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: kur e vranë ujkun, humbi shpresa!

    Lajmi i rradhës

    Mijallkov në Monte Carlo me një Ferrari (Video)

    Lajme tjera

    Ofshama

    Ibrahim Berisha Paraditave në ballkon plaka varte teshat e dy fëmijëve dhe shamitë e bardha që luhateshin nga…
    Më tepër

    PËR BARBARËT

    Poezi nga: Neeli Cherkovski (1 korrik 1945 – 19 mars 2024)Përktheu: Fadil Bajraj Kur thua mirëmëngjesTi në të vërtetë dëshiron…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë