Si i iku trishtimi Tolstoit

    Nga: Fabio Molina Acosta
    Përktheu: Bajram Karabolli

    Ky njeri nuk është endacak, as lypës, as i varfër. Është Leon Tolstoi [Leo Tolstoy], gjeniu i letërsisë ruse.

    Në moshën 50-vjeçare, Tolstoi ra në një depresion të thellë. Pavarësisht famës, pasurisë dhe fisnikërisë së tij – ishte një kont dhe i njohur në të gjithë botën – ai ndjeu një zbrazëti që asgjë nuk mund ta mbushte. Zbuloi se paratë, pushteti, madje edhe shëndeti nuk ishin garanci për lumturinë. Njohu njerëz të pasur të pakënaqur dhe njerëz të sëmurë që donin të jetonin. Dhe, në mes të gjithë kësaj, po thahej brenda.

    Një ditë, duke ecur përgjatë rrugës “Afanasevsky”, ai pa një fëmijë jetim. Iu dhimb shumë dhe e çoi në shtëpi. Ky veprim, diçka ndryshoi. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ndërkohë që mendonte për dikë tjetër përveç vetes, trishtimi iu shua dhe u ndje i gjallë. Që nga ajo ditë, ai braktisi luksin dhe privilegjet, u vesh me rroba të thjeshta dhe ia kushtoi jetën të tjerëve.

    “Mos më fol për fenë apo bamirësinë, më trego me veprimet e tua”, thoshte ai. Ai predikoi jo dhunën, mbrojti vëllazërinë midis popujve dhe idetë e tij frymëzuan Gandin. Shumë e quanin të çmendur. Por në një botë të fiksuar që të kesh sa më shumë, Tolstoi zgjodhi të jepte.

    Një mik i vjetër e pyeti një herë: “Pse i bën të gjitha këto? Pse të intereson dikush tjetër?” Dhe Tolstoi u përgjigj me një frazë të pavdekshme: “Nëse ndjen dhimbje, je i gjallë, por nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve, atëherë je me të vërtetë njerëzor.”

    Lajmi Paraprak

    PSG apo Inter? Legjendat e futbollit parashikojnë finalen e Ligës së Kampionëve

    Lajmi i rradhës

    Idealizimi fatkeq i demokracisë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë