Si shfrytëzohet një komb

    Pas trazirave të fundit në Indi, i kemi kërkuar kontribuuesit tonë, zoti. E. A. Blair, raportimet e të cilit, për “Gjendjen e vështirë të punëtorit britanik” janë botuar në këtë gazetë, të na tregojë diçka për gjendjen e pakënaqësisë që është krijuar në nënkontinenti prej disa vjetësh dhe që po kërcënon të përhapet në Indo-Kinën angleze. Zoti E. A. Blair, i cili ka jetuar për disa vjet në Burma, ka shkruar artikullin e mëposhtëm interesant për ne, ku tregon metodat që përdor Perandoria Britanike për t’i shfrytëzuar kolonitë e saj aziatike – Le Progrès Civique.

    Nga:  George Orwell (artikulli është botuar në gazetën franceze Le Progrès Civique, më 4 maj 1929)
    Përktheu: Granit Zela

    Birmania shtrihet midis Indisë dhe Kinës. Në aspektin etnologjik i përket Indo-Kinës. Është tri herë më e madhe se Anglia dhe Uellsi, me një popullsi rreth katërmbëdhjetë milionësh, nga të cilët rreth nëntë milionë janë birmanezë. Pjesa tjetër përbëhet nga fise të panumërta mongole që kanë emigruar në periudha të ndryshme nga stepat e Azisë Qendrore dhe nga indianët që kanë ardhur që prej pushtimit anglez. Birmanezët janë budistë; anëtarët e fisit adhurojnë perëndi të ndryshme pagane. Për të qenë në gjendje të flasësh në gjuhën e tyre me njerëzit me origjinë kaq të ndryshme që jetojnë në Birmani, do t’ju duhet të dini njëqind e njëzet gjuhë dhe dialekte të ndryshme.

    Ky vend, popullsia e të cilit është një e dhjeta më e dendur se ajo e Anglisë, është një nga më të pasurit në botë. Ka shumë burime natyrore të cilat sapo kanë filluar të shfrytëzohen. Ka kallaj, tungsten, nefrit dhe rubin, dhe këto janë materialet më të pakta minerale. Në këtë moment prodhon pesë për qind të naftës në botë dhe rezervat e saj nuk bëhet fjalë të shterojnë. Por, burimi më i madh i pasurisë – dhe ajo që ushqen midis tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë për qind të popullsisë – janë arat me oriz. Orizi rritet kudo në pellgun e Irauadit, i cili rrjedh nëpër Birmani nga veriu në jug.

    Në jug, në deltën e madhe ku Irauadi sjell tonelata baltë të zhvendosur çdo vit, toka është jashtëzakonisht pjellore. Të korrat, të cilat janë të jashtëzakonshme si në cilësi ashtu edhe në sasi, i mundësojnë Birmanisë të eksportojë oriz në Indi, Evropë, edhe në Amerikë. Për më tepër, ndryshimet në temperaturë janë më pak të shpeshta dhe të mprehta se në Indi. Falë reshjeve të bollshme, veçanërisht në jug, thatësira është e panjohur dhe nxehtësia nuk është kurrë e tepërt. Kështu, klima në tërësi mund të thuash se është nga më të shëndetshmet që mund të gjendet te tropikët. Nëse shtojmë se fshati Birmanez është jashtëzakonisht i bukur, me lumenj të gjerë, male të larta, pyje përjetësisht të gjelbëruara, lule me ngjyra të ndezura, fruta ekzotike, natyrshëm na vjen ndërmend shprehja “parajsë tokësore”. Pra, nuk është për t’u habitur që anglezët u përpoqën për një kohë të gjatë ta marrin.

    Më 1820 ata pushtuan një hapësirë ​​të madhe territori. Ky operacion u përsërit më 1852 dhe më në fund më 1882 flamuri britanik u valëvit në gati të gjithë vendin. Disa rrethe malore në veri, të banuara nga fise të vogla të egra, u shpëtuan deri vonë kthetrave të britanikëve, por ka gjithnjë e më shumë gjasa që ato të kenë të njëjtin fat si pjesa tjetër e vendit falë procesit të njohur në mënyrë eufemiste si “depërtim paqësor”, që do të thotë, me anglishte të thjeshtë, “aneksim paqësor”.

    Në këtë artikull nuk kërkoj të lëvdoj apo fajësoj këtë manifestim të imperializmit britanik; le të theksojmë vetëm se është një rezultat logjik i çdo politike imperialiste. Do të jetë shumë më e dobishme të shqyrtohen anët e mira dhe të këqija të administratës britanike në Birmani nga pikëpamja ekonomike dhe politike.

    Le t’i drejtohemi së pari politikës. Qeveria e të gjitha provincave indiane nën kontrollin e Perandorisë Britanike është domosdoshmërisht despotike, sepse vetëm kërcënimi i forcës mund të nënshtrojë një popullsi prej disa milionë nënshtetasish. Por, ky despotizëm është i fshehur. Ajo fshihet pas maskës së demokracisë. Maksima e madhe e anglezëve në qeverisjen e një race orientale është “mos i kërko kurrë të bëjë diçka një evropiani kur mund ta bëjë një oriental”. Me fjalë të tjera, pushteti suprem mbetet tek autoritetet britanike, por nëpunësit civilë të rangut të ulët që duhet të kryejnë administrimin e përditshëm dhe që duhet të vijnë në kontakt me njerëzit gjatë kryerjes së detyrave të tyre, rekrutohen në nivel lokal.

    Në Birmani, për shembull, magjistratët e klasës së ulët, të gjithë policët deri në gradën e inspektorit, punonjësit e shërbimit postar, nëpunësit e qeverisë, pleqtë e fshatit etj. janë birmanezë. Kohët e fundit, për ta qetësuar opinionin publik dhe për t’i dhënë fund agjitacionit nacionalist që kishte filluar të shkaktonte shqetësim, u vendos që të pranohej kandidatura e vendasve të arsimuar për disa poste të rëndësishme. Sistemi i punësimit të vendasve si nëpunës civilë ka tri përparësi:

    Së pari, vendasit pranojnë paga më të ulëta se evropianët.

    Së dyti, ata kanë një ide më të mirë se si funksionon mendja e bashkatdhetarëve të tyre dhe kjo i ndihmon të zgjidhin më lehtë mosmarrëveshjet ligjore.

    Së treti, është përparësi ta tregojnë besnikërinë e tyre ndaj një qeverie që u siguron jetesën. Dhe, kështu paqja ruhet duke siguruar bashkëpunimin e ngushtë të klasave të arsimuara ose gjysmë të arsimuara, ku pakënaqësia mund të krijojë udhëheqës rebelë. Megjithatë, britanikët e kontrollojnë vendin. Sigurisht, Birmania, si çdo provincë indiane, ka një parlament – gjithmonë shfaqje në dukje e kinse demokracisë – por në realitet parlamenti ka shumë pak pushtet.

    Asgjë me ndonjë pasojë nuk është në juridiksionin e saj. Shumica e anëtarëve janë kukulla të qeverisë e cila u rri mbi kokë për t’i përdorur për të kapur në kohë çdo projektligj që duket i parakohshëm. Përveç kësaj, çdo provincë ka një guvernator të emëruar nga anglezët, i cili ka në dispozicion të drejtën e vetos po aq absolute sa ajo e presidentit të Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar çdo propozim që nuk i pëlqen. Megjithatë, megjithëse qeveria britanike është, siç kemi treguar, në thelb despotike, ajo nuk është aspak jopopullore.

    Anglezët po ndërtojnë rrugë dhe kanale – për interesin e tyre, sigurisht, por birmanezët përfitojnë prej tyre; ata ndërtojnë spitale, hapin shkolla dhe kujdesen për ruajtjen e rendit dhe ligjit. Dhe, në fund të fundit, birmanezët janë thjesht fshatarë që merren me kultivimin e tokës. Ata nuk e kanë arritur ende atë fazë të zhvillimit intelektual që i bën nacionalistë. Fshati është universi i tyre dhe për sa kohë lihen të qetë për t’i kultivuar arat, nuk u intereson nëse zotërinjtë e tyre janë të zi apo të bardhë.

    Një dëshmi e kësaj apatie politike nga ana e popullit të Birmanisë është fakti se të vetmet forca ushtarake britanike në vend janë dy batalione këmbësorie angleze, rreth dhjetë batalione këmbësorie indiane dhe policia me kuaj. Kështu, dymbëdhjetë mijë burra të armatosur, kryesisht indianë, mjaftojnë për të nënshtruar një popullsi katërmbëdhjetëmilionëshe. Armiqtë më të rrezikshëm të qeverisë janë të rinjtë e klasave të arsimuara. Nëse këto klasa do të ishin më të shumta dhe do të ishin vërtet të arsimuara, ndoshta do të mund ta ngrinin flamurin revolucionar. Por, nuk janë.

    Arsyeja është së pari se, siç thashë, shumica e birmanezëve janë fshatarë.

    Së dyti, qeveria britanike përpiqet t’u japë njerëzve vetëm udhëzime të përmbledhura, të cilat janë thuajse të padobishme, thjesht të mjaftueshme për të pasur korrierë, shërbëtorë civilë të shkallës së ulët, nëpunës të vegjël të avokatëve dhe punëtorë të tjerë krahu. Tregohet kujdes për ta shmangur pajisjen e tyre me aftësi teknike dhe njohuri për industrinë. Ky rregull, i respektuar në të gjithë vendin, synon ta pengojë Indinë të bëhet vend industrial i aftë për të konkurruar me Anglinë. Është e vërtetë të thuhet se në përgjithësi çdo birmanez me të vërtetë i arsimuar është shkolluar në Angli dhe, si rrjedhim, i përket klasës së vogël të të pasurve. Pra, meqenëse nuk ka klasa të arsimuara, opinion publik që mund të nxisë rebelim kundër Anglisë, nuk ekziston.

    Le ta shqyrtojmë tani çështjen ekonomike. Edhe këtu birmanezët në përgjithësi janë shumë të paditur për të kuptuar qartë mënyrën se si trajtohen dhe, si rezultat, shumë të paditur për ta shfaqur pakënaqësinë më të vogël. Përveç kësaj, për momentin nuk kanë pësuar shumë dëm ekonomik. Është e vërtetë që britanikët morën në zotërim minierat dhe puset e naftës. Është e vërtetë që ata kontrollojnë prodhimin e drurit. Është e vërtetë që lloj-lloj ndërmjetësish, tregtarësh, eksportuesish, kanë bërë pasuri kolosale nga orizi pa prodhuesin – që është fshatari – duke ia marrë atij. Është gjithashtu e vërtetë që tregtarët e pasuruar shpejt që e kanë vënë pasurinë prej orizit, benzinës etj., nuk po kontribuojnë ashtu siç duhet në mirëqenien e vendit dhe se paratë e tyre, në vend se të rritin të ardhurat lokale në formën e taksave, dërgohen jashtë shtetit për t’u shpenzuar në Angli. Nëse jemi të sinqertë, duhet të themi se është e vërtetë që britanikët po grabisin dhe plaçkitin Birmaninë pa pikë turpi. Por, duhet të theksojmë se birmanezët vështirë se e vënë re për momentin. Vendi i tyre është aq i pasur, popullsia e tyre aq e shpërndarë, nevojat e tyre, si ato të të gjithë orientalëve, aq të vogla sa nuk janë të vetëdijshëm se po shfrytëzohen.

    Fshatari që kultivon ngastrën e tij të tokës jeton pak a shumë siç bënin paraardhësit e tij në kohën e Marko Polos. Nëse dëshiron mund të blejë tokë të virgjër me një çmim të arsyeshëm. Nuk diskutohet që jetesa e tij është e vështirë, por në përgjithësi nuk e vret mendjen shumë për këtë. Uria dhe papunësia janë fjalë të pakuptimta për të. Ka punë dhe ushqim për të gjithë. Pse të shqetësosh kot? Por, dhe kjo është pika e rëndësishme, birmanezët do të fillojnë të vuajnë kur një pjesë e madhe e pasurisë së vendit të tyre do të jetë shfrytëzuar. Edhe pse Birmania është zhvilluar deri në një masë që nga koha e luftës, tashmë fshatari atje është më i varfër se njëzet vjet më parë. Ai ka filluar ta ndiejë peshën e taksimit të tokës, për të cilën nuk kompensohet nga rritja e rendimentit të të korrave.

    Pagat e punëtorëve nuk janë rritur bashkë me koston e jetesës. Arsyeja është se qeveria britanike ka lejuar hyrjen e lirë në Birmani për hordhitë e vërteta të indianëve, të cilët, të ardhur nga një vend ku po vdisnin nga uria në kuptimin e vërtetë të fjalës, punojnë për asgjë dhe, si rrjedhim, janë rivalë të frikshëm për birmanezët.

    Shtojini kësaj rritjen e shpejtë të rritjes së popullsisë – në regjistrimin e fundit popullsia pati rritje prej dhjetë milionë në dhjetë vjet – është e lehtë të kuptohet se herët a vonë, siç ndodh në të gjitha vendet e mbipopulluara, birmanezët do të shpronësohen nga tokat, të katandisur në një gjendje gjysmë skllavërie në shërbim të kapitalizmit, dhe do të duhet ta durojnë papunësinë. Më pas ata do të zbulojnë atë që vështirë se dyshojnë sot, se puset e naftës, minierat, industria e mullirit, shitja dhe kultivimi i orizit kontrollohen të gjitha nga britanikët. Ata, gjithashtu, do ta kuptojnë paaftësinë e tyre në industri në një botë ku mbizotëron industria.

    Politika britanike në Birmani është e njëjtë si në Indi. Në aspektin industrial India u mbajt qëllimisht e zhytur në padije. Ajo prodhon vetëm gjërat e nevojshme, të bëra me dorë. Indianët ishin të paaftë, për shembull, të prodhonin një motor-makinë, një pushkë, një orë, një llambë elektrike etj. Ata ishin të paaftë për të ndërtuar ose për të lundruar një anije detare. Në të njëjtën kohë kanë mësuar që në marrëdhëniet e tyre me perëndimorët varen nga disa artikuj që prodhohen me makinë. Kështu, produktet e fabrikave angleze gjejnë një treg të rëndësishëm në një vend të paaftë për t’i prodhuar ato vetë.

    Konkurrenca e huaj pengohet nga një barrierë e pakapërcyeshme e tarifave ndaluese doganore. Kështu, pronarët e fabrikave angleze, pa asgjë për t’u frikësuar, kontrollojnë në mënyrë absolute tregjet dhe korrin fitime tepër të larta. Thamë se birmanezët nuk kanë vuajtur ende shumë, kjo sepse kanë mbetur në tërësi një komb bujqësor. Megjithatë, për ta, si për të gjithë orientalët, kontakti me evropianët ka krijuar kërkesën e panjohur për etërit e tyre për produktet e industrisë moderne. Si rezultat, britanikët po vjedhin nga Birmania në dy mënyra: Në radhë të parë po plaçkitin burimet natyrore; së dyti, po i japin vetes të drejtën ekskluzive për t’i shitur këtu produktet e prodhuara që i nevojiten tani. Dhe, birmanezët po futen në sistemin e kapitalizmit industrial, pa asnjë shpresë për t’u bërë vetë industrialistë kapitalistë.

    Për më tepër, birmanezët, si të gjithë popujt e tjerë të Indisë, mbeten nën sundimin e Perandorisë Britanike për arsye thjesht ushtarake. Sepse, ata në fakt nuk janë në gjendje të ndërtojnë anije, të prodhojnë armë ose ndonjë armë tjetër të nevojshme për luftën moderne dhe, siç janë gjërat tani, nëse anglezët do të hiqnin dorë nga India, kjo do të rezultonte vetëm në një ndryshim të padronit. Vendi thjesht do të pushtohej dhe shfrytëzohej nga ndonjë Fuqi tjetër. Dominimi britanik në Indi mbështetet në thelb në shkëmbimin e mbrojtjes ushtarake me një monopol tregtar por, siç jemi përpjekur të tregojmë, pazari është në përparësinë e anglezëve, kontrolli i të cilëve shtrihet në çdo fushë.

    Për ta përmbledhur, nëse Birmania nxjerr ndonjë përfitim të rastësishëm nga anglezët, ajo duhet të paguajë shtrenjtë për këtë. Deri tani anglezët janë përmbajtur nga shtypja e tepërt e popullit vendas, sepse nuk ka pasur nevojë. Birmanezët janë ende në fillim të një periudhe tranzicioni që do t’i shndërrojë nga fshatarë bujqësorë në punëtorë në shërbim të industrive prodhuese. Gjendja e tyre mund të krahasohet me atë të çdo populli të Evropës së shekullit të tetëmbëdhjetë, përveç faktit se kapitali, materialet e ndërtimit, njohuritë dhe fuqia e nevojshme për tregtinë dhe industrinë e tyre u përkasin ekskluzivisht të huajve. Pra, ata janë nën mbrojtjen e një despotizmi që i mbron për qëllimet e veta, por që do t’i braktiste pa mëdyshje nëse ata nuk do të ishin më të dobishëm.

    06.03.2023 • 13:40

    Pas trazirave të fundit në Indi, i kemi kërkuar kontribuuesit tonë, zoti. E. A. Blair, raportimet e të cilit, për “Gjendjen e vështirë të punëtorit britanik” janë botuar në këtë gazetë, të na tregojë diçka për gjendjen e pakënaqësisë që është krijuar në nënkontinenti prej disa vjetësh dhe që po kërcënon të përhapet në Indo-Kinën angleze. Zoti E. A. Blair, i cili ka jetuar për disa vjet në Burma, ka shkruar artikullin e mëposhtëm interesant për ne, ku tregon metodat që përdor Perandoria Britanike për t’i shfrytëzuar kolonitë e saj aziatike – Le Progrès Civique.

    Nga:  George Orwell (artikulli është botuar në gazetën franceze Le Progrès Civique, më 4 maj 1929)
    Përktheu: Granit Zela

    Birmania shtrihet midis Indisë dhe Kinës. Në aspektin etnologjik i përket Indo-Kinës. Është tri herë më e madhe se Anglia dhe Uellsi, me një popullsi rreth katërmbëdhjetë milionësh, nga të cilët rreth nëntë milionë janë birmanezë. Pjesa tjetër përbëhet nga fise të panumërta mongole që kanë emigruar në periudha të ndryshme nga stepat e Azisë Qendrore dhe nga indianët që kanë ardhur që prej pushtimit anglez. Birmanezët janë budistë; anëtarët e fisit adhurojnë perëndi të ndryshme pagane. Për të qenë në gjendje të flasësh në gjuhën e tyre me njerëzit me origjinë kaq të ndryshme që jetojnë në Birmani, do t’ju duhet të dini njëqind e njëzet gjuhë dhe dialekte të ndryshme.Reklama

    Ky vend, popullsia e të cilit është një e dhjeta më e dendur se ajo e Anglisë, është një nga më të pasurit në botë. Ka shumë burime natyrore të cilat sapo kanë filluar të shfrytëzohen. Ka kallaj, tungsten, nefrit dhe rubin, dhe këto janë materialet më të pakta minerale. Në këtë moment prodhon pesë për qind të naftës në botë dhe rezervat e saj nuk bëhet fjalë të shterojnë. Por, burimi më i madh i pasurisë – dhe ajo që ushqen midis tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë për qind të popullsisë – janë arat me oriz. Orizi rritet kudo në pellgun e Irauadit, i cili rrjedh nëpër Birmani nga veriu në jug.

    Në jug, në deltën e madhe ku Irauadi sjell tonelata baltë të zhvendosur çdo vit, toka është jashtëzakonisht pjellore. Të korrat, të cilat janë të jashtëzakonshme si në cilësi ashtu edhe në sasi, i mundësojnë Birmanisë të eksportojë oriz në Indi, Evropë, edhe në Amerikë. Për më tepër, ndryshimet në temperaturë janë më pak të shpeshta dhe të mprehta se në Indi. Falë reshjeve të bollshme, veçanërisht në jug, thatësira është e panjohur dhe nxehtësia nuk është kurrë e tepërt. Kështu, klima në tërësi mund të thuash se është nga më të shëndetshmet që mund të gjendet te tropikët. Nëse shtojmë se fshati Birmanez është jashtëzakonisht i bukur, me lumenj të gjerë, male të larta, pyje përjetësisht të gjelbëruara, lule me ngjyra të ndezura, fruta ekzotike, natyrshëm na vjen ndërmend shprehja “parajsë tokësore”. Pra, nuk është për t’u habitur që anglezët u përpoqën për një kohë të gjatë ta marrin.Reklama

    Më 1820 ata pushtuan një hapësirë ​​të madhe territori. Ky operacion u përsërit më 1852 dhe më në fund më 1882 flamuri britanik u valëvit në gati të gjithë vendin. Disa rrethe malore në veri, të banuara nga fise të vogla të egra, u shpëtuan deri vonë kthetrave të britanikëve, por ka gjithnjë e më shumë gjasa që ato të kenë të njëjtin fat si pjesa tjetër e vendit falë procesit të njohur në mënyrë eufemiste si “depërtim paqësor”, që do të thotë, me anglishte të thjeshtë, “aneksim paqësor”.

    Në këtë artikull nuk kërkoj të lëvdoj apo fajësoj këtë manifestim të imperializmit britanik; le të theksojmë vetëm se është një rezultat logjik i çdo politike imperialiste. Do të jetë shumë më e dobishme të shqyrtohen anët e mira dhe të këqija të administratës britanike në Birmani nga pikëpamja ekonomike dhe politike.Reklama

    Le t’i drejtohemi së pari politikës. Qeveria e të gjitha provincave indiane nën kontrollin e Perandorisë Britanike është domosdoshmërisht despotike, sepse vetëm kërcënimi i forcës mund të nënshtrojë një popullsi prej disa milionë nënshtetasish. Por, ky despotizëm është i fshehur. Ajo fshihet pas maskës së demokracisë. Maksima e madhe e anglezëve në qeverisjen e një race orientale është “mos i kërko kurrë të bëjë diçka një evropiani kur mund ta bëjë një oriental”. Me fjalë të tjera, pushteti suprem mbetet tek autoritetet britanike, por nëpunësit civilë të rangut të ulët që duhet të kryejnë administrimin e përditshëm dhe që duhet të vijnë në kontakt me njerëzit gjatë kryerjes së detyrave të tyre, rekrutohen në nivel lokal.

    Në Birmani, për shembull, magjistratët e klasës së ulët, të gjithë policët deri në gradën e inspektorit, punonjësit e shërbimit postar, nëpunësit e qeverisë, pleqtë e fshatit etj. janë birmanezë. Kohët e fundit, për ta qetësuar opinionin publik dhe për t’i dhënë fund agjitacionit nacionalist që kishte filluar të shkaktonte shqetësim, u vendos që të pranohej kandidatura e vendasve të arsimuar për disa poste të rëndësishme. Sistemi i punësimit të vendasve si nëpunës civilë ka tri përparësi:Reklama

    Së pari, vendasit pranojnë paga më të ulëta se evropianët.

    Së dyti, ata kanë një ide më të mirë se si funksionon mendja e bashkatdhetarëve të tyre dhe kjo i ndihmon të zgjidhin më lehtë mosmarrëveshjet ligjore.

    Së treti, është përparësi ta tregojnë besnikërinë e tyre ndaj një qeverie që u siguron jetesën. Dhe, kështu paqja ruhet duke siguruar bashkëpunimin e ngushtë të klasave të arsimuara ose gjysmë të arsimuara, ku pakënaqësia mund të krijojë udhëheqës rebelë. Megjithatë, britanikët e kontrollojnë vendin. Sigurisht, Birmania, si çdo provincë indiane, ka një parlament – gjithmonë shfaqje në dukje e kinse demokracisë – por në realitet parlamenti ka shumë pak pushtet.

    Asgjë me ndonjë pasojë nuk është në juridiksionin e saj. Shumica e anëtarëve janë kukulla të qeverisë e cila u rri mbi kokë për t’i përdorur për të kapur në kohë çdo projektligj që duket i parakohshëm. Përveç kësaj, çdo provincë ka një guvernator të emëruar nga anglezët, i cili ka në dispozicion të drejtën e vetos po aq absolute sa ajo e presidentit të Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar çdo propozim që nuk i pëlqen. Megjithatë, megjithëse qeveria britanike është, siç kemi treguar, në thelb despotike, ajo nuk është aspak jopopullore.Reklama

    Anglezët po ndërtojnë rrugë dhe kanale – për interesin e tyre, sigurisht, por birmanezët përfitojnë prej tyre; ata ndërtojnë spitale, hapin shkolla dhe kujdesen për ruajtjen e rendit dhe ligjit. Dhe, në fund të fundit, birmanezët janë thjesht fshatarë që merren me kultivimin e tokës. Ata nuk e kanë arritur ende atë fazë të zhvillimit intelektual që i bën nacionalistë. Fshati është universi i tyre dhe për sa kohë lihen të qetë për t’i kultivuar arat, nuk u intereson nëse zotërinjtë e tyre janë të zi apo të bardhë.

    Një dëshmi e kësaj apatie politike nga ana e popullit të Birmanisë është fakti se të vetmet forca ushtarake britanike në vend janë dy batalione këmbësorie angleze, rreth dhjetë batalione këmbësorie indiane dhe policia me kuaj. Kështu, dymbëdhjetë mijë burra të armatosur, kryesisht indianë, mjaftojnë për të nënshtruar një popullsi katërmbëdhjetëmilionëshe. Armiqtë më të rrezikshëm të qeverisë janë të rinjtë e klasave të arsimuara. Nëse këto klasa do të ishin më të shumta dhe do të ishin vërtet të arsimuara, ndoshta do të mund ta ngrinin flamurin revolucionar. Por, nuk janë.Reklama

    Arsyeja është së pari se, siç thashë, shumica e birmanezëve janë fshatarë.

    Së dyti, qeveria britanike përpiqet t’u japë njerëzve vetëm udhëzime të përmbledhura, të cilat janë thuajse të padobishme, thjesht të mjaftueshme për të pasur korrierë, shërbëtorë civilë të shkallës së ulët, nëpunës të vegjël të avokatëve dhe punëtorë të tjerë krahu. Tregohet kujdes për ta shmangur pajisjen e tyre me aftësi teknike dhe njohuri për industrinë. Ky rregull, i respektuar në të gjithë vendin, synon ta pengojë Indinë të bëhet vend industrial i aftë për të konkurruar me Anglinë. Është e vërtetë të thuhet se në përgjithësi çdo birmanez me të vërtetë i arsimuar është shkolluar në Angli dhe, si rrjedhim, i përket klasës së vogël të të pasurve. Pra, meqenëse nuk ka klasa të arsimuara, opinion publik që mund të nxisë rebelim kundër Anglisë, nuk ekziston.Reklama

    Le ta shqyrtojmë tani çështjen ekonomike. Edhe këtu birmanezët në përgjithësi janë shumë të paditur për të kuptuar qartë mënyrën se si trajtohen dhe, si rezultat, shumë të paditur për ta shfaqur pakënaqësinë më të vogël. Përveç kësaj, për momentin nuk kanë pësuar shumë dëm ekonomik. Është e vërtetë që britanikët morën në zotërim minierat dhe puset e naftës. Është e vërtetë që ata kontrollojnë prodhimin e drurit. Është e vërtetë që lloj-lloj ndërmjetësish, tregtarësh, eksportuesish, kanë bërë pasuri kolosale nga orizi pa prodhuesin – që është fshatari – duke ia marrë atij. Është gjithashtu e vërtetë që tregtarët e pasuruar shpejt që e kanë vënë pasurinë prej orizit, benzinës etj., nuk po kontribuojnë ashtu siç duhet në mirëqenien e vendit dhe se paratë e tyre, në vend se të rritin të ardhurat lokale në formën e taksave, dërgohen jashtë shtetit për t’u shpenzuar në Angli. Nëse jemi të sinqertë, duhet të themi se është e vërtetë që britanikët po grabisin dhe plaçkitin Birmaninë pa pikë turpi. Por, duhet të theksojmë se birmanezët vështirë se e vënë re për momentin. Vendi i tyre është aq i pasur, popullsia e tyre aq e shpërndarë, nevojat e tyre, si ato të të gjithë orientalëve, aq të vogla sa nuk janë të vetëdijshëm se po shfrytëzohen.Reklama

    Fshatari që kultivon ngastrën e tij të tokës jeton pak a shumë siç bënin paraardhësit e tij në kohën e Marko Polos. Nëse dëshiron mund të blejë tokë të virgjër me një çmim të arsyeshëm. Nuk diskutohet që jetesa e tij është e vështirë, por në përgjithësi nuk e vret mendjen shumë për këtë. Uria dhe papunësia janë fjalë të pakuptimta për të. Ka punë dhe ushqim për të gjithë. Pse të shqetësosh kot? Por, dhe kjo është pika e rëndësishme, birmanezët do të fillojnë të vuajnë kur një pjesë e madhe e pasurisë së vendit të tyre do të jetë shfrytëzuar. Edhe pse Birmania është zhvilluar deri në një masë që nga koha e luftës, tashmë fshatari atje është më i varfër se njëzet vjet më parë. Ai ka filluar ta ndiejë peshën e taksimit të tokës, për të cilën nuk kompensohet nga rritja e rendimentit të të korrave.

    Pagat e punëtorëve nuk janë rritur bashkë me koston e jetesës. Arsyeja është se qeveria britanike ka lejuar hyrjen e lirë në Birmani për hordhitë e vërteta të indianëve, të cilët, të ardhur nga një vend ku po vdisnin nga uria në kuptimin e vërtetë të fjalës, punojnë për asgjë dhe, si rrjedhim, janë rivalë të frikshëm për birmanezët.

    Shtojini kësaj rritjen e shpejtë të rritjes së popullsisë – në regjistrimin e fundit popullsia pati rritje prej dhjetë milionë në dhjetë vjet – është e lehtë të kuptohet se herët a vonë, siç ndodh në të gjitha vendet e mbipopulluara, birmanezët do të shpronësohen nga tokat, të katandisur në një gjendje gjysmë skllavërie në shërbim të kapitalizmit, dhe do të duhet ta durojnë papunësinë. Më pas ata do të zbulojnë atë që vështirë se dyshojnë sot, se puset e naftës, minierat, industria e mullirit, shitja dhe kultivimi i orizit kontrollohen të gjitha nga britanikët. Ata, gjithashtu, do ta kuptojnë paaftësinë e tyre në industri në një botë ku mbizotëron industria.

    Politika britanike në Birmani është e njëjtë si në Indi. Në aspektin industrial India u mbajt qëllimisht e zhytur në padije. Ajo prodhon vetëm gjërat e nevojshme, të bëra me dorë. Indianët ishin të paaftë, për shembull, të prodhonin një motor-makinë, një pushkë, një orë, një llambë elektrike etj. Ata ishin të paaftë për të ndërtuar ose për të lundruar një anije detare. Në të njëjtën kohë kanë mësuar që në marrëdhëniet e tyre me perëndimorët varen nga disa artikuj që prodhohen me makinë. Kështu, produktet e fabrikave angleze gjejnë një treg të rëndësishëm në një vend të paaftë për t’i prodhuar ato vetë.

    Konkurrenca e huaj pengohet nga një barrierë e pakapërcyeshme e tarifave ndaluese doganore. Kështu, pronarët e fabrikave angleze, pa asgjë për t’u frikësuar, kontrollojnë në mënyrë absolute tregjet dhe korrin fitime tepër të larta. Thamë se birmanezët nuk kanë vuajtur ende shumë, kjo sepse kanë mbetur në tërësi një komb bujqësor. Megjithatë, për ta, si për të gjithë orientalët, kontakti me evropianët ka krijuar kërkesën e panjohur për etërit e tyre për produktet e industrisë moderne. Si rezultat, britanikët po vjedhin nga Birmania në dy mënyra: Në radhë të parë po plaçkitin burimet natyrore; së dyti, po i japin vetes të drejtën ekskluzive për t’i shitur këtu produktet e prodhuara që i nevojiten tani. Dhe, birmanezët po futen në sistemin e kapitalizmit industrial, pa asnjë shpresë për t’u bërë vetë industrialistë kapitalistë.

    Për më tepër, birmanezët, si të gjithë popujt e tjerë të Indisë, mbeten nën sundimin e Perandorisë Britanike për arsye thjesht ushtarake. Sepse, ata në fakt nuk janë në gjendje të ndërtojnë anije, të prodhojnë armë ose ndonjë armë tjetër të nevojshme për luftën moderne dhe, siç janë gjërat tani, nëse anglezët do të hiqnin dorë nga India, kjo do të rezultonte vetëm në një ndryshim të padronit. Vendi thjesht do të pushtohej dhe shfrytëzohej nga ndonjë Fuqi tjetër. Dominimi britanik në Indi mbështetet në thelb në shkëmbimin e mbrojtjes ushtarake me një monopol tregtar por, siç jemi përpjekur të tregojmë, pazari është në përparësinë e anglezëve, kontrolli i të cilëve shtrihet në çdo fushë.

    Për ta përmbledhur, nëse Birmania nxjerr ndonjë përfitim të rastësishëm nga anglezët, ajo duhet të paguajë shtrenjtë për këtë. Deri tani anglezët janë përmbajtur nga shtypja e tepërt e popullit vendas, sepse nuk ka pasur nevojë. Birmanezët janë ende në fillim të një periudhe tranzicioni që do t’i shndërrojë nga fshatarë bujqësorë në punëtorë në shërbim të industrive prodhuese. Gjendja e tyre mund të krahasohet me atë të çdo populli të Evropës së shekullit të tetëmbëdhjetë, përveç faktit se kapitali, materialet e ndërtimit, njohuritë dhe fuqia e nevojshme për tregtinë dhe industrinë e tyre u përkasin ekskluzivisht të huajve. Pra, ata janë nën mbrojtjen e një despotizmi që i mbron për qëllimet e veta, por që do t’i braktiste pa mëdyshje nëse ata nuk do të ishin më të dobishëm.

    Marrëdhënia e tyre me Perandorinë Britanike është ajo e skllavit me padronin. A është padroni i mirë apo i keq? Nuk është kjo çështja; le të themi thjesht se kontrolli i tij është despotik dhe, për ta thënë më qartë, për interesa personale. Edhe pse birmanezët nuk kanë pasur shumë arsye për t’u ankuar deri më tani, do të vijë dita kur pasuritë e vendit të tyre do të jenë të pamjaftueshme për një popullsi që po rritet vazhdimisht. Atëherë ata do të jenë në gjendje të vlerësojnë se si kapitalizmi e tregon mirënjohjen ndaj atyre të cilëve u detyrohet ekzistenca e tij. /Revista “Akademia”

    Lajmi Paraprak

    Elona në Shqipëri paguhet 480 euro në muaj, derisa Afrodita në Zvicër merr deri në 15 mijë franga

    Lajmi i rradhës

    Pse Europa po përpiqet t’i zëvendësojë aeroplanët me trena?

    Lajme tjera

    Çfarë është kultura?

    Kim Ann Zimmermann & Stephanie Pappas Me termin kulturë kuptojmë zakonisht tiparet dhe dijet e një grupi të caktuar njerëzish, duke përfshirë gjuhën, fenë, kuzhinën, zakonet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë