Sonte fillon “Jazz Fest Tetova 2024”, do të performojë grupi shqiptar AJS Quartet

    Sonte në ora 21:30 në Tetovë do të fillojë Jazz Fest Tetova 2024 nën organizimin e Lejla Halimi Lumanit. Do të performojë grupi AJS Quartet nga Shqipëria. Koncerti do të mbahet në ambient të jashtëm, në hyrjen anësore të Qendrës për Kulturë. Do ketë ulëse, por do ketë edhe hapësira tjera ku mund ta shijoni edhe më shumë këtë mbrëmje. Ndryshe, këtë vit edicioni i VII-të vjen bashkë me festivalin e filmit tiff ODA, nga data 23 shtator, shkruan Nistori.

    Lumani paralajmëroi laramani koncertale me artistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Hyrja do të jetë pa pagesë. Kësaj radhe muzika tradicionale shqiptare dhe maqedonase kombinohet me standardet e xhazit.

    Bashkohuni Jazz Fest Tetova 2024 për një festë magjepsëse ku magjia e muzikës live xhaz ndërthuret me joshjen e kinemasë. Zhyt veten në ditë të mbushura me melodi shpirtërore dhe thesare kinematografike, ku çdo notë dhe kornizë tregon një histori. Organizatorja Lumani thotë se pavarësisht buxhetit të vogël, festivali do të ofrojë koncerte cilësore.

    Nistori është mbështetës medial i edicionit të VII-të të festivalit Jazz Fest Tetova 2024. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cilat ushqime ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit?

    Lajmi i rradhës

    Kush i menaxhon minierat në Leposaviq, Serbia apo Kosova?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë