Fundi i mësuesit

    Osman Demiri

    Baba jem nuk kishte mësues
    atë e mori jeta mbi krahë
    n’male e kodra duke e përplasur
    me djegë n’zemer shkoi
    që kurrë nuk pati fat
    në bankat shkollore të ulej
    dijen nga afër ta përqafojë

    Unë kisha mësues
    mësues tamam
    figura e tij nuk harrohet
    flokët me vaj lavande
    të krehura mënjanë
    si teh drapëri
    pallton me vija të drejta
    kryq e tërthorë
    mindilin n’xhepin e vogël
    si lafshë gjeli plot krenari
    nuk kishte ndonjë shkollë të madhe,
    por ishte vetvetja
    na jepte të gjithëve nga vetja e tij
    çdonjërit barabar.
    Kishte sy edhe prapa shpine
    ulej pranë nesh
    na i gdhendte edhe lapsat.
    Këpucet e zeza të lustruara bukur
    vetëm hapat e tij dëgjoheshin në klasë
    n’harmoni me zërin e sigurt dhe kumbues.
    Në rrugë skuqeshim kur e takonim
    përkuleshim para tij
    plot respekt
    Shpesh ziheshim cili e don më shumë.

    Edhe fëmijtë e mi kanë mësues
    uroj të mos e mbajnë mend
    në shkollë vjen me biçikletë
    edhe më të vjetër se ajo e Migjenit,
    shkon si i hutuar nga pezmi që ka në zemër
    rroga-rrogën nuk ia mbërrinë,
    me një palë këpucë
    shumë gjenerata ka përcjellë
    ka frikë edhe hijen e vet,
    drejtorin e shikon si qengji lëkurën e ujkut
    ai me gisht mund ta nxjerrë nga puna
    e ka sjellur partia
    djemtë e baballareve i mbanë me të mirë
    janë të privilegjuarit e tij
    ka kohë që egon varrosë e ka

    Flitet që nipat do na i mësojnë robotët
    me intelegjencë artificiale.
    Ah sa mirë
    të paktën mësuesi të shpëtojë
    e të mos vdesë ditë për ditë.

    Lajmi Paraprak

    Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së

    Lajmi i rradhës

    Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë