Sonte në Teatrin e Tetovës ndodh “Ëndrra europiane” – jepet premiera e shfaqes me elemente tragjikomike

    Sonte në ora 20:00 në Teatrin e Tetovës do të jepet premiera e shfaqes “Ëndrra Europiane” (Peer Gynti nga Ballkani) me regji të Blerta Neziras, ndërsa autor është Jeton Neziraj, njofton Nistori.

    “Ëndrra evropiane” është rrëfim tragjiko-komik për një ëndërr të dështuar. Peeri, personazhi i kësaj drame, i udhëhequr nga shpresa për jetë më të mirë dhe të lumtur, niset për të kërkuar ta ardhmen në “parajsën” e quajtur Evropë. Ajo që ndodhë me këtë të ri gjatë udhëtimit emigrues, i shpalos përvojat e shumë desperadove të rinj, të cilët çdo vit, të mbushur me shpresë për një jetë ndryshe përtej kufijve, e lëshojnë atdheun e tyre. Në atdheun e tyre të ri, ata shpeshherë ndihen të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar e të papërfshirë në shoqëri dhe me ndjenjë nostalgjie për shtëpinë e të parëve. Kështu që, jo rrallëherë ëndrra për një jetë më të mirë u bëhet një makth i vërtetë.

    Në dëshirën e tyre për t’u pranuar në rrethin e ri, ata shpesh bien viktima të shokëve të këqij, të cilët ua ofrojnë “sigurinë e munguar”. Peer, personazhi kryesor i kësaj drame, e gjen veten të respektuar në një grup shqiptarësh, të cilët ia tregojnë atij shkathtësitë kriminale dhe i garantojnë siguri. Aventurat e tij, nëpër vende të ndryshme të Evropës, janë ecje nëpër ‘teh të thikës’; mes dëshirës për të pasur një jetë normale, mes prirjeve të tija prej një gangsteri dhe mes atij rrethi armiqësor ndaj të huajve.

    Por, pavarësisht seriozitetit të temës, në fund, publiku e lë shfaqjen jo vetëm i merakosur dhe kuptimplotë, por edhe i argëtuar në mënyrë të përsosur.

    “Publiku në shfaqje e ndjenë që ky Peer modern jo vetëm se dëshiron ta tregojë një rrëfim autentik, por edhe të tregojë një rrëfim të vërtetë, si shembull vetjak për krejt shpresat për liri, për lumturi dhe prosperitet në Evropën e tanishme. Poashtu, ta japë edhe një rrëfim për dëshpërimin.” [Frankfurter Allgemeine Zeitung]

    Interpretojnë:

    ?????? ??????
    ?????? ?????
    ?????? ?????
    ????? ???????
    ?????? ?????? ???????
    ???????? ??????

    Ass. regji: Gent Çajani
    Koreograf: ?????? ???????
    Kompozitor: ????? ??çi
    Kostumograf: ?????? ????????
    Skenograf: ?????? ???????
    Dizajn i dritave: ?????? ????????

    Inspicient: ???? ??????
    Rekuiziter: ?????? ??????, ????? ?????
    Dekorater: ???? ??????, ?????? ??????, ?????? ???????, ?????? ??????
    Ndriçues: ?????? ??????, ?????? ??????
    Zërimi: ????? ??????
    Grimere: ?????? ?????????
    Floktar: ?????? ?????

    Ndryshe, shfaqja do të jepet edhe nesër mbrëma (23 qershor, 20:00). Biletat mund t’i gjeni në biletarinë e teatrit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Djersitja e duarve dhe këmbëve, kurat natyrale për eliminimin e këtij sikleti

    Lajmi i rradhës

    Lista e zezë amerikane “zgjon” institucionet në RMV për masa antikorrupsioni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë