Sonte në TIFF ODA do të jepet filmi ‘Një tregim Prishtine’ për nder të aktorit Luran Ahmeti

    Sonte në festivalin TIFF ODA do të jepet premiera e filmit “Një tregim Prishtine” me regji të Burbuqe Berisha, skenari nga Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe producent Agron Vula. Ky film do të jepet në ora 20:30 në nder të aktorit nga Tetova, tashmë të ndjerë, Luran Ahmeti, njofton Nistori.

    ‘Një tregim Prishtine’ është dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e vajzës. Krejt ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës por me shumë peripeci gjatë asaj kohe. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë drama familjare dhe drama korruptive.

    Në këtë film luajnë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdiju, Bislim Muçaj, Myrvete Kurtishi, Aurita Agushi, Ylber Bardhi, Armend Baloku, Lis Tafa, Luran Ahmeti dhe Edi Kastrati. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dashtevski: KSHZ e përgaditur për zgjedhjet, kandidaturat do të dihen më 11 shtator

    Lajmi i rradhës

    Si është jeta e afganëve në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë