Nesër (e martë, 28 qershor) në ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, komediani Hasim Memishi i njohur si Sopi, vjen me komedi të stilit Stand Up. Përveç humorit të tij, eventin do ta shoqërojnë edhe humoristë tjerë nga Kosova si, Avni Shkodra, Valina Muçolli dhe Kushtrim Qerimi. Ata do të ngjiten në skenë për të bërë publikun në Tetovë të qeshin gati për dy orë, shkruan Nistori. Biletat mund t’i bleni sot dhe nesër te Pallati i Kulturës. Kjo është hera e dytë që Sopi organizon komedi StandUp dhe duket se po bëhet një traditë e mirë në zhanrin e humorit në Tetovë. /Nistori/
Umberto Eco dhe mësimet e jetës së një mjeshtri të jashtëzakonshëm
Të flasësh për Umberto Eco dhe tërësinë e tij është e vështirë, ndoshta pothuajse e pamundur. Por ne…






