STAND UP SOPI | Më 26 qershor rrugët na çojnë në Pallatin e Kulturës në Tetovë

    26 QERSHOR 2023, ORA 20:00, PALLATI I KULTURËS

    Të hënën më 26 qershor, në ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovës, komediani Hasim Memishi i njohur si Sopi, do të ju bëjë për të qeshur pa ndalë. Sopi vjen me komedi të stilit Stand Up. Përveç humorit, eventin do ta shoqërojë edhe vokalisti Shpëtim Mustafa së bashku me Sazan Kosumi dhe Arbër Curri, njofton Nistori.

    Sopi në një video promocionale për Nistorin njofton se nuk po bën hapjen e një partie politike, ashtu-kështu kemi boll, por natën e 26 qershorit (e thotë me humor) ua dedikon të gjithë atyre që dijnë të qeshin.

    Biletat, sigurisht janë shitur të gjithë, por nuk është keq të siguroheni nëse ka mbetur edhe ndonjë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Piktura më e shtrenjtë në Europë?

    Lajmi i rradhës

    BALLKANI QË VUAN PËR MJEKË!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë