“Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha”

    Thënie nga Leo Tolstoi për jetën, urtinë dashurinë…

    – Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.

    – Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

    – Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

    – E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

    – Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

    – Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

    – Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

    – Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

    – Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

    – Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

    – A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

    – Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

    – Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

    – Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

    – Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

    – E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

    – Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

    – Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.

    – Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.

    – Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.

    – Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.

    – Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.

    – Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.

    – Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.

    – Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.

    Lajmi Paraprak

    Lista me ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve tek gratë

    Lajmi i rradhës

    Shtetet e Europës Qendrore kërkojnë që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë