Lista me ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve tek gratë

    Çrregullimet hormonale fshehin një sërë problemesh të tjera që shfaqen në mënyra të ndryshme.

    Duke filluar që nga aknet, lodhja, problemet me djersitjen e tepërt apo fryrjet e trupit të gjitha fshehin pas hormone të çrregullta.

    Megjithëse zakonisht rekomandohet ndihma mjekësore, ka edhe disa mënyra shumë të thjeshta se si mund të përballeni më këtë problem.

    Më poshtë i gjeni të shpjeguara ato njëra pas tjetrës me të  gjitha vlerat që i dhurojnë trupit.

    Perimet jeshile

    Perimet jeshile dhe kryesisht brokoli apo lakra janë pastrues natyral të trupit nga hormonet e shumta.

    Duke qenë se kanë një përzierje vitaminash dhe mineralesh të quajtur Indole 3 Carbimol (I3C), ndihmojnë që trupi të eliminojë estrogjenin e tepërt.

    Mund të zgjidhni t’i konsumoni në çdo vakt të ditës dhe në çdo mënyrë duke filluar që nga brokoli, të gjitha llojet e lakrave apo lulelakrave.

    Frutat me pak sheqer

    Sheqeri është një nxitës për çlirimin e hormoneve të tepërta, ndaj mundohuni ta evitoni sa më shumë.

    Kjo vlen edhe për frutat për këtë arsye rekomandohen ato me pak sheqer, siç janë frutat e pyllit.

    Boronicat në veçanti ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në rregullimin e hormoneve.

    Antioksidantët që këto fruta përmbajnë janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi dhe mbajtja e tyre të shëndetshme.

    Arrat

    Një burim i mirë acidesh yndyrore, omega 3 dhe polifenolesh, enzima të cilat ndihmojnë trupin në shumë drejtime.

    Ndër to edhe në balancimin e mirë të hormoneve dhe radikaleve të lira duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare.

    Omega 3, ndihmon trurin dhe shëndetin e të gjithë organizmit të qëndrojnë në vlerat e tyre optimale.

    Turmeriku

    Edhe ky pluhur i artë më origjinë nga India e largët mund të jetë një shpëtim për hormone tuaja.

    Mjafton të hidhni pak në gatime, në qumësht apo ëmbëlsira për të përfituar nga vetitë e këtij pluhuri të mbushur me antioksidantë.

    Orizi

    Orizi, bajamet apo qumështi i arrës së kokosit mund të jenë mrekullibërëse për rregullimin e hormoneve.

    Kjo sepse janë të tre të pasur me Vitaminë D, një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një organizmin të shëndetshëm. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Shtatë gabime që po sëmurin zemrën tuaj

    Lajmi i rradhës

    “Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë