Thethi, parku i preferuar i mbi 5 mijë turistëve vendas e të huaj

    Mbi 5 mijë turistë vendas e të huaj zgjodhën si destinacion gjatë muajit korrik parkun Kombëtar të Thethit.

    I ndodhur 70 km larg Shkodrës, ky park vitet e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

    Në këto ditë të nxehta vere sidomos në fundjavë shumë turistë vendas, por edhe të huaj preferojnë të zgjedhin Thethin, për të shijuar natyrën e bukur, ajrin e freskët dhe ushqimet bio të zonës.

    Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se gjatë muajit korrik Thethi pati një rritje të numrit të turistëve, ku mbi 5 mijë vizitorë vendas e të huaj shijuan bukuritë e tij”.

    Sipas tij, gjatë ditëve ka patur rreth 300 turistë në ditë, ndërsa në fundjavë mbi 500 turistë.

    “Veçori këtë vit është se mbi 60-70% e turistëve janë vendas. Vetëm në korrik qendrën turistike të Thethit e vizituan 1300 turistë”, – tha Dardha.

    Pikat kryesore që vizitohen jane Monumenti e Natyrës si Syri Kaltër, vaskat në Ndërlysa. Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

    Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

    Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

    Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë. / ATSH /

    Lajmi Paraprak

    Kodi Zgjedhor | Zaev: Do të mbështesë gjithçka që vendosin deputetët

    Lajmi i rradhës

    Ironia e romanit satirik të Agollit

    Lajme tjera

    “Falmë”

    Robert Shvarc Oh, falmë, falmë pse kërkojprej teje unë dashurinëe dhembshurisht pse të qortojnë çastet-vrer, kur shpesh harrojse…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë