UNË JAM YANKEE DOODLE DANDY

    Jeff Weddle
    Përktheu: Fadil Bajraj

    Po aq amerikan sa Mickey Mouse
    dhe po aq bosh.
    Unë imagjinoj një të ardhme të zahmetshme për vendin tim.
    Mashtrimet në emër të Jezusit dhe xhambazët
    e tërbuar të televizionit
    i kanë shndërruar masat
    në qyqarë urrejtës.
    Ata gjakojnë hakmarrjen për fyerje të imagjinuara
    dhe shumë prej tyre kanë armë,
    si ai fëmija që dëneste, të cilin juria e shpalli të pafajshëm
    pasi të gjithë e pamë atë
    në lajme
    duke vrarë njerëz.
    Ma merr mendja se ata duan të çajnë rrugën e tyre
    për në parajsë dhe a nuk do të jetë i kënaqur Zoti?
    Ne jemi një komb idiotësh, ngordhalaqësh,
    të tmerruar nga gratë dhe nga zezakët dhe zeshkanët.
    Kush mund ta mohojë këtë pa e ndërruar çehren?
    Një ditë, bile më as që do të pretendojmë.
    Hajvanët duan gjakun dhe thesarin tonë
    dhe ata me siguri do ta marrin atë.

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, tradita inkurajon bullizmin kibernetik

    Lajmi i rradhës

    ​Serbët të interesuar për t’u pajisur me dokumente të Kosovës

    Lajme tjera

    Nënës time

    Hermann Hesse Kaq shumë kisha për të të thënëPo mbeta larg e larg mërguarNë këto ditë, e dashur…
    Më tepër

    Para se të vish

     Alda Merini Para se të vishSillmë tre trëndafil të kuqPara se të vishSillmë një Gishtëz të madhSepse duhet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë