Teatri Shqiptar i Kumanovës fiton katër çmime në Mittrixfest, Shkëlqim Islami “Aktori më i mirë protagonist”

    Aktorit nga Kumanova Shkëlqim Islami, i është ndarë çmimi ‘Aktori më i Mirë Protagonist’, në Festivalin Tradicional të Komedisë, “Mittrixfest” në Mitrovicë, shkruan Nistori.

    Islami, me këtë çmim u shpërblye për rolin e regjisorit në shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”, shfaqje kjo me skenar të Jeton Neziraj dhe regji të Erson Zymberi.

    Ndryshe, Teatri i Kumanovës me shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” në Festivalin Tradicional të Komedise Mitrovicë, është shpërblyer me katë çmime të rëndësishme:

    SHFAQJA MË E MIRË E FESTIVALIT – Teatri i Kumanovës
    AKTORI MË I MIRË – Shkelqim Islami
    AKTORJA MË E MIRË – Egzona Salihu
    SKENOGRAFIA MË E MIRË – Ardian Kadriu

    Premiera e shfaqjes është dhënë në korrik të 2023. Ndryshe “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” është shfaqe e Teatrit të Kumanovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A do të shtrenjtohet çmimi i veturave në Maqedoni?

    Lajmi i rradhës

    Populizëm në fushatën zgjedhore në Bavari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë