Vlera e jetës fillon para sfidave

    Adriana Matoshi

    Jetës pas sfidave besoj që veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojmë me e pa të bukurën ndryshe, me vlerësu të drejtën, me e njoftë forcën e brendshme edhe me e pa dashninë e sinqeritetin e njerëzve rreth vetes.

    Një ndër sfidat që mu ka dashtë me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor në hipofizë, atë kohe isha shtatzane, pritsha me sjellë ni mrekulli n’këtë jetë. Komplikim i dyfishtë, shkaku edhe i shtatzanisë, po efekti te unë nuk u vrejke aspak. Asni moment të vetëm nuk jom dorëzu e as nuk kom besu që munet me m’ndodhë diçka, se dashninë për jetën e kisha shumë ma t’madhe sesa frikën prej vdekjes. Nuk kisha as kohë me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmitë, prind, m’pritke puna, projektet…

    Tash 9 vite ma vonë, t’u mos pushu kurrë sa duhet, m’kapi lodhja prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt k’to m’bonën me menu që e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

    Po aty e kuptova që tumori në tru ish rikthy prap. Me misionin e njëjt prap po m’doket, me m’tregu që koha osht tepër e vlefshme edhe duhna me kalu ma shumë kohë me prind e mi, fmitë e mi, të dashurin tem, me krejt shoqninë, kolegët e njerzt që duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shumë.
    Të mërkurën duhna prap me u perballë mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi jem ka me vazhdu se osht shumë i gjatë. Kom shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë që duhna me i bo t’zot e vetes…

    I falënderoj nga zemra krejt doktorët profesionistë me të cilët bashkë kemi me luftu edhe k’saj here.

    E falenderoj Zotin që n’krejt k’to sfida po m’jep forcë e vullnet. Unë e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja. Besoj që në fund t’javës kom me u çu me sukses edhe kom me iu kthy komenteve pozitive, krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plotë dashni.
    JU DUA FORT ❤️

    Mos harroni me e dashtë VETEN edhe JETËN!
    Mos lakmoni shumë, se as pasunia e botës, as fama, e asni sukses e arritje n’jetë nuk vijnë para SHËNDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjatë jetën.

    N’situatat e tilla qysh jom unë per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu për veten.
    Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerëz, me ngu histori e rrëfime, me përjetu gëzim e lot bashkë me juve.

    N’fund të javës që e kemi fatin e dëgjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhë me vullnetin e Zotit edhe përkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama, e as parja.

    Redaksia e Nistori-t vendosi ta publikojë shkrimin në dialektin e Kosovës, me qëllim për ta ruajtur origjinalitetin e shkrimit të aktores, Adriana Matoshi.

    Lajmi Paraprak

    Hidhen poshtë amendamentet e opozitës

    Lajmi i rradhës

    Kush do të mbajë përgjegjësi për 45 viktimat në Bullgari?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë