Vokalisti i grupit “Fisnikët”: Njerëzit harrojnë që ekziston Zoti (Video)

    Vokalisti i grupit të njohur “Fisnikët”, Agim Gërguri në një intervistë televizive është deklaruar që njerëzit shpeshherë harrojnë që ekziston Zoti, përcjell Nistori.

    Agim Gërguri: Shumicën e rasteve njerëzit gjithmonë kanë me iu falenderu dikujt për diçka që ka ndodh gjatë jetës. Unë e kam një falenderim të posaçëm, por e kam, falenderim shkon special vetëm për Zotin. Sepse, shpesh kur jena në raste të këqija ose të pikëllueshme edhe në raste të gëzueshme, kanihere po m’doket disa njerëz edhe harrojnë që ekziston Zoti, pa të cilin nuk mujna as frymë me marrë. Edhe frymëmarrja jonë që sot marrim frymëmmarje, varet krejt prej Zotit. Unë e kisha falenderu Zotin, mbasi është mbi të gjitha,…Unë e falenderoj Zotin për tana të mirat që mi ka pru deri sot, për krejt ato sukseset e mia gjatë jetës, gjatë karrierës, edhe kjo është po mendoj qajo falenderimi kryesor që unë i dedikohena vetëm Zotit.

    Agim Gërguri është këngëtar i njohur. Ka kryer shkollën fillore, të mesmen dhe akademinë e arteve, drejtimi pikturë në Prishtinë. Formoi grupin “Fisnikët” në vitin 1979. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

    Lajmi i rradhës

    Masa e targave, si akt fuqie i gjithanshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë