Zemrën askujt mos ia fal krejt

    William Butler Yeats
    Përktheu: Orjela Apolloni

    Zemrën askujt mos ia fal krejt
    se grave pasionante dashnia u duket e lehtë,
    e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanë
    dhe ato s’ândrrojn’, n’mend s’e mbajn’
    se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;
    çdo gjâ e bukur âsht veç nji knaqësi
    ândrruese, e kândshme, që kalon përherë.
    Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherë
    se, pavarsisht çka buza e âmbël nxjerr,
    zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.
    Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonjâ
    që shurdh, memec e qorr dashnia e ka bâ?
    Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundi
    sepse e fali gjithë zemrën dhe humbi. 

    Lajmi Paraprak

    Disa muaj para zgjedhjeve, fillojnë edhe investimet nëpër komuna

    Lajmi i rradhës

    Lojë logopedike që inkurajon zhvillimin e fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë