ZGJEDHJA E PRESIDENTIT

    Carlo Alberto Salustri – Trilussa
    Përktheu: Ndrekë Zalli

    Nji ditë të gjitha kafshët janë mbledhë
    (ato që puna shtypëse i dërmonte),
    vendosën që nji President me zgjedhë
    që interesat e tyne të mbronte.

    Të gjitha morën pjesë në atë takim:
    Shoqatat e Derrave e t’Demave, t’pranishme si gjithmonë,
    Grupimi Shala e Samari s’bani përjashtim,
    as Liga e Pamvarun e Gomarëve banues në Romë;
    Vllaznitë e Maceve Shpijake, të Qenve e të Kuajve,
    Lidhjet e Deleve, të Lopëve e të Buajve …

    Nji Gomar, me ambicien për t’u zgjedhë,
    lëkurën e nji Luani mbi trup kishte hjedhë.

    – Kafshë votuese – u tha – i prekun jam:
    qytetaria, liria, përparimi … ky program
    i vetmi e mâ i miri që unë kam
    e mâ i përshtatshmi për kyt vend,
    sepse asht i njajtë me tuejin! Prandaj
    ju ftoj të votoni t’gjithë për emnin tem.

    E n’fakt pikërisht ai u zgjodh!
    I lumtun Gomari nji fjalim mban,
    e veç atëherë populli shtazor pa
    se ç’gabim të madh kishte bâ
    me atë Gomar që u ishte shitun si Luan!

    -Shpifës! -Mashtrues! – Rrenacak!
    -Tashti që e mora kyt detyrë
    – u tha Gomari – s’më plas aspak:
    e do ta mbaj me çdo formë e mënyrë;
    Edhe n’vrafshi vedin o n’vdekshi n’aksident;
    Ishit ju vetë që më zgjodhët, pra durim!
    Heshtni! E m’respektoni si President!

    Lajmi Paraprak

    Rivotimi, operacion i VMRO-LSDM-VLEN kundër faktorizimit historik të shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    T’I SHKRUAJMË DREJT NUMËRORËT

    Lajme tjera

    STINË E FTOHTË

    Fatmir Baci Të gënjeva për flokët,Kur thashë,I ke ar. Të gënjeva…Se ishte natë,E drita në mëngjes u derdh.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë