Donika 10-vjeçare nga Kosova që jeton në Gjermani i ka prerë flokët në një emision live me qëllimin për t’ua dhuruar fëmijëve shqiptarë të cilët janë të prekur me kancer, përcjell Nistori.
“Donika ka shprehë dëshirë qysh moti, edhe vitin e kalum, por u bo situata qysh u bo edhe s’kemi mujt me ardhë. Një ditë ashtu erdh edhe tha mam po du me i dhuru flokt për fëmijët e sëmurë me kancer”, shprehet nëna e Donikës.
Donika ka vendosur t’i dhurojë flokët vetëm për fëmijët e Kosovës dhe të Shqipërisë, sepse sipas saj, në vendin ku jeton në Gjermani nuk është nevoja dhe se ka boll njerëz që ndihmojnë dhe se në Kosovë nuk ka.
Përndryshe ëndrra e saj është të takojë aktivistin që merret me aktivitete bamirësie, Halil Kastratin dhe se dëshiron në të ardhmen ta ndjekë rrugën e tij. /Nistori/