Jurgen Klopp komenton lajmin pasi Liverpooli do të luajë në “grupin e vdekjes”: Kam qeshur me zë

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve.

    Skuadra e gjermanit është në grupin e vdekjes me klube si Atetico Madrid, Milan dhe Porto.

    “Kam qeshur, të them të drejtën, goxha me zë të lartë sepse është një grup i fortë padyshim”.

    “Është Liga e Kampionëve, kështu që duhet të luani me ekipet më të mira në Evropë, dhe padyshim që disa prej tyre janë në grupin tonë!”.

    “Ne jemi ende mjaft ambiciozë dhe do të donim të tregonim punën e vështirë të bërë vitit të kaluar, ku u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Kështu do t’i luajmë ndeshjet”, ka thënë Klopp.  /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    10-vjeçarja nga Kosova shkurton flokët për t’ua dhuruar fëmijëve me kancer dhe se dëshiron të bëhet si Halil Kastrati (Video)

    Lajmi i rradhës

    Meritorkraci egocentrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë