100 banorë të fshatit në Skoci i bëjnë thirrje fqinjëve që të presin pishat, sepse po ua bllokojnë sinjalin televiziv

    Një grup prej 100 personash thonë se kanë “hequr dorë” nga shikimi i televizorit sepse pishat masive po bllokojnë sinjalin e tyre.

    Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, tashmë fshatarët bëjnë thirrje që të priten pemët në lagjen e tyre, sepse problemet janë shumë të mëdha.

    Ata të gjithë kanë nënshkruar një peticion prej katër faqesh për të shfryrë zhgënjimin dhe zemërimin e tyre dhe po i bëjnë thirrje pronarit të tokës që të presë ato.

    Bëhet fjalë për disa banorë që jetojnë në një fshat të Skocisë.

    Një prej banorëve, Elaine Murdoch, thjesht është lodhur dhe dëshiron të shikojë sërish televizorin e saj.

    Ajo tha: “Pishat po shkaktojnë mjaft probleme. Ato janë bërë aq të gjata sa po ndikojnë në sinjalin televiziv, po bëhen të rrezikshëm për shtëpitë dhe makinat dhe po e bëjnë hije për shtëpitë dhe kopshtet”.

    “Ne kemi 100 nënshkrime në peticionin tonë”.

    Lajmi Paraprak

    Këto janë 16 ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve dhe çfarë duhet të dini për shortin: Skuadrat e kualifikuara dhe ndarja në vazo

    Lajmi i rradhës

    QEVERIA PAGUAN KATËR FOTOGRAFË DHE TRE KAMERAMANË, PLUS ÇDO MINISTRI KA FOTOGRAFIN E VET PER FACEBOOK DHE INSTAGRAM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë