100 ditët e qeverisë | Mickoski: nuk ishin të lehta, por ishte vetëm fillimi

    Në konferencën e sotme për media në Qeveri për shënimin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë së re, kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjendja e trashëguar ishte shumë më e keqe se sa pritej dhe kushtet janë larg idealit. Në 100 ditë, theksuam, realizuam, miratuam apo nisëm më shumë se 100 projekte, masa dhe vendime të rëndësishme për qytetarët.

    “Sa më shumë e dimë se situata është më e rëndë sesa presim, aq më e fortë bëhet vendosmëria jonë. Ne trashëguam një buxhet vjetor të tretur në vetëm gjashtë muaj. Vend nga i cili po largohen të rinjtë, 600 mijë të cilët jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë dhe shumë probleme të tjera urgjente. Por kjo vetëm sa forcoi angazhimet dhe motivimin tonë për t’i korrigjuar ato dhe për të ecur në rrugën e duhur. Qëllimi i sotëm është i qartë – përkushtimi 100 për qind për realizimin e projekteve dhe realizimin e premtimeve”, tha Mickoski.

    Këto 100 ditë, siç thatë, nuk ishin të lehta, por ishin vetëm fillimi.

    “Këto 100 ditë nuk ishin aspak të lehta, por ishte vetëm fillimi. Punojmë në kthimin e borxheve…Përgatisim dhe ekipojmë institucione që janë të rëndësishme për ekonominë tonë dhe të cilat do të hapin shumë vende të reja të punës. Nuk i kemi harruar as bujqit, as mësimdhënësit e as mjekët. Siguruam libra… për pasaporta nuk ka më radhë, paguam pensione dhe rroga… Me mbështetjen e Komunave po tentojmë që ta zhvillojmë shtetin… Pritjet janë të mëdha, qytetarët presin rezultate të shpejta”, tha Mickoski.

    Ne kujdesemi, shtoi ai, për të gjithë, për më të rinjtë, për arsimimin e tyre dhe për të moshuarit me gjysmën e parë të rritjes së pensionit dhe projekte të tjera të reja që po planifikojmë.

    “Ai kujtoi se vetëm në 100 ditë qeveria e re përmes rritjes lineare të pensioneve mundësoi pensione më të larta për mbi 330 mijë pensionistë, investime të reja të huaja, shërbime kadastrale më të lira, ilaçe më të lira përmes zgjerimit të listës pozitive, çmimin më të lartë të blerjes për rrushin e verës, një diferencë e kufizuar për mbi 70 produkte ushqimore…”, shtoi Mickoski

    Kryeministri Mickoski derisa komentoi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt integrimit evropian, tha qeveria aktuale është e gatshme të negocioj dhe do të negocioj me gjithkënd, por nuk do të lejoj të nënçmojë populli maqedonas, por se do të angazhohet për një marrëveshje

    “Ndarja nga Shqipëria në proceset euro-integruese dhe përpjekjet e opozitës për ta akuzuar qeverinë. Dua ta bind opinionin për dy çështje. E para, të besojnë se kjo qeveri nuk do të do të bëj asgjë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe interesave nacionale dhe drejtimet strategjike të qytetarëve. Asnjëherë nuk do të lëshoj pe, që nënkupton nënçmomë dhe turp për qytetarët e Maqedonisë.

    Ju jeni ata që ua kemi borxh këtë që sot po e prezantojmë. Ne do të shërbejmë si shërbëtor të juaj. Gjithnjë sa të kemi mbështetjen tuaj ne do të jem i më të mirë. Çështja e dytë, asnjëherë si qeveri nuk do të heqim dorë nga anëtarësimi në BE.

    Në rast se ka nevojë do të negociojmë me këdo qoftë, vetëm e vetëm që të arrijmë marrëveshje e cila nuk do të prek ndjenjat e qytetarëve maqedonas”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje për dialog spektrit politik në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë