Publikohen emrat e bartësve të listave të LSDM-së për zgjedhjet parlamentare

    Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë i publikoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Në njësinë Zgjedhore numër 1, bartës liste do të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërkaq në pozicionin e dytë kryetarja e Partisë Liberale Demokrate, Monika Zajkova.

    Njësinë Zgjedhore numër 2 do ta udhëheqë ish ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Fatmir Bytyqi.

    Në Njësinë 3, bartës liste do të jetë drejtoresha aktuale e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Lupço Nikollovski.

    Në Njësinë 4, bartës liste do të jetë Venko Filipçe, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Jovanka Trençevska.

    Në Njësinë 5, bartës liste do të jetë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitrevski, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Bisera Kostadinovska–Stojçeska.

    Në Njësinë 6, bartës liste do të jetë Sllavjanka Petrovska, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Agron Demiri.

    Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

    Lajmi Paraprak

    Ampeva: mbi një mijë euro i duhet një familje në RMV për të kaluar muajin

    Lajmi i rradhës

    Biznesmenët e Prilepit presin punëtorët nga Nepali në industrinë tekstile

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë