100 euro, një metër kub dru

    Rritja e çmimit të druve për ngrohje ngadalë po i afrohet çmimit prej 100 euro për metër kub, gjë që po shqetëson qytetarët të cilët ende nuk janë furnizuar me dru për ngrohje, e të cilët thonë se tashmë i ka zënë paniku pasi nëse përsëritet viti i kaluar çmimi nga shtatori e në muajt e ardhshëm do të rritet. Sipas tyre çmimi sillet nga rreth 5.000 denarë e më shumë për çka edhe do të duhet reagim i shpejtë që ai të mos rritet edhe më shumë. “Kontrolloj çdo ditë në depot, tash ka mjaftë dru por që një ditë mund të mbarojnë, me qëllim apo në të vërtet këtë e dinë vetëm tregtarët. Vitin e kaluar drutë i kam blerë në pranverë por këtë vit nuk kisha mundësi të tillë dhe më është dashur që ta shtyjë blerjen”, u shpreh një qytetar.

    Çmimi aktual është gati se i njëjti që ishte edhe vitin e kaluar para se qeveria të vendoste për ngrirjen e tij. Në shumë depo të Shkupit ai varion nga 4500 deri në 5400 denarë, por që disa nga magazinat transportuese në çmim e llogarisin edhe transportin, ndërsa disa prej tyre transportin për sasi më të vogla e bëjnë falas. Nga ana tjetër pronarët e depove ankohet se nuk mund të gjejnë punëtor, dhe se çmimi i tyre çdo vit po rritet. Rritja e çmimit të karburantit sipas tyre është shkaku që rritet edhe çmimi i druve për ngrohje. Ata thonë se në këtë periudhë të vitit janë plot me dru dhe se dërgesat bëhen në të njëjtën ditë ose të nesërmen, varësisht se si kanë rënë dakord me blerësin. Megjithatë askush nuk garanton se çmimi aktual do të mbetet edhe gjatë muajve të ardhshëm.

    “Ka edhe interesim edhe dru. Çmimet kudo në Shkup janë pothuajse të ngjashme, 4.500 denarë me transport. Aktualisht ka sasi të mjaftueshme pasi është lehtësuar nga blerja e peletëve që ka pasur këtë vit. Nuk mund të themi nëse do të ketë rritje të çmimit pasi gjithçka varet nga qeveria”, tha pronari i një magazine.

    Ndërkaq, një tjetër pronar thotë se çmimi i llojeve të ndryshme të druve varion nga 100 denarë, dhe se drutë i dorëzojnë të prerë.

    “Mund të blini dru vetëm të një lloji, por mund edhe t’i përzieni. Çmimi për dru dushku është 5.200 denarë për metër kub, ndërsa për dru ahu 5.100 bashkë me prerjen. Në rast se blini më pak se 5 metër kub, çmimi është 5.400 denarë pasi transporti për sasi më të vogla është ekstra dhe kushton 200 denarë. Kemi dru në magazinë dhe mund t’ia dorëzojmë blerësit në të njëjtën ditë”, u shpreh ai.

    Nëpër magazinat e NP Pyjet Kombëtare edhe këtë vit vlejnë çmimet e vitit të kaluar. Nga atje edhe për këtë vit kanë dhënë me këste për një kategori të caktuar të qytetarëve, dhe që nga fillimi i vitit kanë nënshkruar kontrata për prerje me tregtar individual. Një pjesë e druve për ngrohje sigurohet nga vetë qytetarët duke marrë leje për prerje në pyllin e tyre apo në pyllin shtetëror. Në bazë të planit, NP Pyjet Kombëtare duhet që këtë vit të prodhojë 556.808 metër kub dru zjarri, si dhe mbetje të grumbulluara pas prerjes, por akoma nuk dihet nëse do të mund ta realizoj planin për shkak që kompania çdo vit realizon më pak nga se ishte planifikuar, gjë që në treg reflekton në formën e mungesës.

    Vitin e kaluar në nëntor, kur çmimi papritmas u rrit për 2.000 denarë dhe arriti në 5.300 denarë për metër kub, qeveria u detyrua të reagoj dhe të ngrijë çmimin në 4.500 denarë për metër katror, 6.429 për metër kub. Kurse çmimi për i lartë për peletit për ngrohje është caktuar në 27 denarë për kilogram, ndërsa çmimi përfshin edhe TVSH-në si dhe transportin. Kjo masë zgjati deri më 31 dhjetor 2022. Një pjesë e qytetarëve edhe këtë vit planifikojnë që të ngrohen me pelet, çmimi i të cilit varion nga 275 deri në 432 denarë për një qese 15 kilogram, varësisht se nga ku do t’i blejnë.

    Nga ana tjetër, briketat arritën çmimin prej 435 denarë për një paketë 10 kg. Zakonisht për ngrohje për periudhën gjashtë mujore në vend përdoren nga 3 deri në 10 metër kub dru, ose deri në 7 metër kub. Kjo nënkupton se vetëm për dru zjarri qytetarët do të duhet të ndajnë nga 13.500 deri në 45.000 denarë për 10 metër kub edhe atë me çmimin më të ulët 4500 denarë, kurse nga 16.200 deri në 52.000 denarë për çmimin prej 5400 denarë. Në Maqedoninë e Veriut 49% e familjeve ngrohen me dru. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Vdekja e supozuar e Prigozhinit, “mesazh” për rebeluesit e mundshëm

    Lajmi i rradhës

    Çka kërkon tregu i punës e çka studiojnë të rinjtë?    

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë