13,444 punëtorë nuk kanë marrë pagën minimale për muajin mars

    Në vend 13.444 punëtorë nuk e kanë marrë minimumin e garantuar me ligj prej 18.000 denarë, sipas të dhënave të Drejtorisë për të hyra publike edhe pse kanë punuar me orar të plotë për një muaj të tërë. Shumica e punëtorëve ose 11437 persona ishin të punësuar në sektorin privat. Dhe shteti nuk ka paguar pagën minimale të garantuar për 2007 persona. Ata ishin të punësuar në sektorin publik, tregojnë shifrat.

    “ZАP do të bëjë një analizë shtesë të të dhënave për të përcaktuar numrin e kompanive të cilave punëtorët nuk iu është paguar paga minimale. Më pas do ta informojë Inspektoratin Shtetëror të Punës”.

    “Sipas të dhënave të përpunuara, 13.444 punëtorë janë paguar më pak se 18.000 denarë për mars 2022. Prej tyre, 11.437 të punësuar janë nga sektori privat, ndërsa 2.007 persona janë punëtorë nga sektori publik për të cilin është dorëzuar MPIN dhe janë paguar me pagë neto nën 18.000 denarë. “Për analizë të detajuar do të raportohet në Inspektoratin Shtetëror të Punës që të veprojnë në sferën e pagesës së pagave nën pagën minimale”.

    Sipas të dhënave, shumica e punëtorëve që nuk kanë marrë pagën minimale për muajin mars kanë punuar në parukeri dhe sallone bukurie, në veprimtarinë e mirëmbajtjes dhe riparimit të mjeteve motorike, por ka pasur edhe nga kontabiliteti, konsulenca tatimore, transporti…

    “Shumica e punëdhënësve që kanë paguar nën pagën minimale janë nga këto aktivitete: parukeri dhe sallone bukurie, mirëmbajtje dhe riparim të mjeteve motorike, kontrolle kontabiliteti, këshilla tatimore, transport mallrash dhe rrugor, tregti me pakicë e ushqimeve jo të specializuara dhe shitja e pijeve, duhanit, restoranteve, objekteve për përgatitjen dhe servirjen e ushqimit, prodhimi i veshjeve të tjera të jashtme”.

    Lajmi Paraprak

    “Shkupi 2014” është temë edhe pas tetë vjetëve!

    Lajmi i rradhës

    Trajneri shkupjan që kualifikon KF Drita tri herë radhazi në garat europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë