170 lypsarë, rrugëve të çarshisë e sheshit

    Çarshia e Shkupit është vërshuar me lypsarë të shumtë të cilët udhëtojnë edhe nga qytetet tjera të vendit për të kërkuar lëmoshë nga kalimtaret dhe vizitorët e Çarshisë, sidomos tani gjatë muajit të Ramazanit.
    Paratë që grumbullojnë nga qytetarët shkojnë deri në 50 euro fitim. Vetëm në Çarshi dhe Qendër të Shkupit numri i lypsareve është rreth 170 për çdo ditë, thonë nga organizata “Ndërtojmë Ardhmërinë”.

    “Tani në Çarshi dhe qendër kemi rreth 170 lypsarë të cilët i sjellin në ora 5:00 të mëngjesit me furgonë. Nëse më herët ishte 50 tani është nga 150 deri në 170, në të gjithë Çarshinë, në qendër, tek përmendoret rreth kishës”, Ilija Jovanoviq, kryetar i organizatës “Ndërtojmë ardhërinë”.

    Sipas Jovanoviqit, orari i një lypësi fillon nga ora 5 e mëngjesit kur edhe sillet në terren nga tutorët dhe përfundon në ora 16:00 kur edhe dorëzon fitimin ditor. Përderisa lypsarët qëndrojnë në rrugë në shi dhe erë, tutorët e tyre bëjnë jetë luksi.

    “Ndihma e tyre nuk shkon tek fëmijët apo foshnjat por e thashë që shkon tek organizatoret, mafia dhe pjesëmarrësit tjerë. (2:01) Lus që të ndërpritet tu jepet para sepse këto para nuk i marrin fëmijët, të gjitha shkojnë tek organizatoret, mafi dhe pjesëmarrësit, ata bëjnë jetë luksi dhe në një muaj grumbullojnë nga gjashtë milion denarë nga fitimet ditore të cilët i marrin nga fëmijët”, shtoi ai.

    Sipas të dhënave të organizatës “Ndërtojmë Ardhmëri”, rreth 2000 fëmijë në të gjitha qytetet e vendit tonë çdo ditë e kalojnë në rrugë duke kërkuar lëmoshë kryesisht të shoqëruar me fëmijë nen moshë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pesimizëm për listat zgjedhore të partive

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit në Malin Sharr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë