Pesimizëm për listat zgjedhore të partive

    Shumica e partive kanë shpallur emrat e bartësve të listave të kandidatëve për deputetë. Sipas një pjese të analistëve, bëhet fjalë për persona tashmë të parë që nuk kanë lënë gjurmë të dukshme në skenën politike. Analisti Bllagojçe Atanasovski thotë se kjo lloj oferte nga partitë më të mëdha do të ndikojë edhe në daljen e votuesve në zgjedhje. Ai parashikon se këtë herë ka mundësi që pjesëmarrja të jetë më e ulët se 50% e votuesve të regjistruar në zgjedhjet parlamentare, gjë që do të hapte edhe çështjen e legjitimitetit të qeverisë së ardhshme. Atanasovski thotë se qytetarët sërish do të votojnë për listat e liderit të partisë dhe kjo sfidë në të ardhmen do të mund të zgjidhet vetëm me të ashtuquajturën votim preferencial gjegjësisht përmes listave të hapura.

    “Partitë politike kanë bërë gabim, por kjo është veçori e kulturës së tyre demokratike gjegjësisht jodemokratike të vetë partive politike të mbyllura, ku lideri me bashkëpunëtorët e tij më të afërt është krijuesi kryesor i listave partiake. Nuk kemi asnjë nominim real brenda-partiak. Fajin për këtë e ka modeli zgjedhor i listave të mbyllura, andaj në vend që të zgjedhim përfaqësues të popullit, ne zgjedhim përfaqësues partiak”, deklaroi Bllagojçe Atanasovski– analist politik.

    Sa i përket premtimeve të përbashkëta fillimisht nga programet e partisë, Atanasovski thotë se bëhet fjalë për premtime të vjetra- të reja të dhëna në ciklet e mëparshme zgjedhore. Sipas tij, qytetarët nuk besojnë se partitë do të mund ta reformojnë shtetin në bazë të programit dhe vazhdojnë të përdorin metodë jonovative dhe të vjetruar të veprimit politik.

    “Pamflete partiake klasike që ata i quajnë platforma. Programe klasike politike në të cilat janë renditur në mënyrë taksative sferat përkatëse për të cilat problemet janë prioritare për zgjidhje. Ne shohim se nga të gjitha ato premtime në 33 vitet e fundit, në të gjitha renditjet përkatëse në ekonomi, papunësi, korrupsion apo partizim, Maqedonia ngec dhe është në vendin e fundit”, shtoi Bllagojçe Atanasovski– analist politik.

    Ashtu si përbërjet e kaluara parlamentare, duke marrë parasysh listat e ofruara, Atanasovski as nga përbërja e ardhshme nuk pret debat të frytshëm dhe thelbësor. Shton se deputetët nuk do të votojnë më të pavarur nga partia e tyre amë dhe pret që ata të jenë të bindur besnikë të liderit të partisë. /Alsat

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët po shfaqin probleme me shikimin dhe deformitete në trup

    Lajmi i rradhës

    170 lypsarë, rrugëve të çarshisë e sheshit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë