21 dhjetori, ditë jo pune për qytetarët e komunitetit turk në Maqedoni

    Nesër (21 dhjetor) është ditë jo pune për qytetarët e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut.

    Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 21/98 dhe 18/07), 21 dhjetor 2023 (e enjte), Dita e mësimit në gjuhën turke është ditë jo pune për qytetarët që i përkasin komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e komunitetit turk për Ditën e Mësimit të Gjuhës Turke”, thonë nga MPPS.

    Lajmi Paraprak

    Aktivistja e PSD-së fishkëllen e gjuan letra në drejtim të Kurtit

    Lajmi i rradhës

    Panserbizmin “do ta ndalte zgjerimi i NATO-s” në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë