22 shtetas të RMV-së kërkojnë ndihmë për evakuim nga Izraeli – e konfirmoi MPJ

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se, deri në këtë moment, gjithsej 22 persona kanë kërkuar asistencë për të lënë territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre.

    “Aktualisht janë duke u ndërmarrë aktivitete për evakuimin e tyre të shpejtë dhe transferimin në një vend të sigurt, nga ku do të organizohet kthimi i tyre në vend. Theksojmë se përfaqësia diplomatiko-konsullore në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon aktivisht për sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për kthimin e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

    Paraprakisht, ministria apeloi te të gjithë shtetasit të shmangin udhëtimet drejt vendeve të këtij rajoni deri në përmirësimin e situatës së sigurisë.

    Po ashtu, nga atje informuan se, është formuar një shtab krizash i cili po ndjek situatën në vazhdimësi dhe është i disponueshëm 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmë, mbështetje dhe asistencë.

    Lajmi Paraprak

    Nismat qytetare kërkojnë të ulet pragu i nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura

    Lajmi i rradhës

    Çarshi: pij një kafe, fito të drejtën për në tualet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë