Parashikimet e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Ballkanin Perëndimor për vitin 2026 varen nga disa faktorë si rritja ekonomike, inflacioni, normat e interesit, tendencat demografike dhe investimet. Trendi aktual tregon rritje të moderuar të çmimeve (4–6%) në Shkup. Parashikohet për vitin 2026,stabilizim i tregut, me rritje midis 2–3%, shkruan gazeta KOHA. Faktorët kryesorë për këtë janë kërkesa e brendshme, tendencat e migrimit…. Me fjalë tjera çmimet e banesave në Ballkanin Perëndimor në vitin 2026 do të vazhdojnë trendin e tyre rritës, ngjashëm me situatën në BE, ndërsa nuk pritet rënie e çmimeve.
Në vitet e kaluara, çmimet e pasurive të paluajtshme në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në Shkup, shënojnë rritje të vazhdueshme dhe thyejnë rekorde. Faktorët kryesorë për këtë trend janë kërkesë e lartë dhe e vazhdueshme për strehim, veçanërisht në pjesët tërheqëse të kryeqytetit si dhe rritja e kostove të ndërtimit. Rritja e çmimit të materialeve të ndërtimit dhe punës ndikon drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar për metër katror. Gjithashtu pasuritë e paluajtshme konsiderohen ende një investim i sigurt. Ky trend i bën banesat më të shtrenjta, dhe tregu i pasurive të paluajtshme po ndryshon, duke u përshtatur me çmimet e reja, më të larta.
TRENDI I SHTRENJTIMIT NË RAJON
Trende të shtrenjtimit të madh të banesave janë shënuar edhe në tërë Ballkanin perëndimor. Krahasimi i çmimeve të apartamenteve në Kroaci dhe në rajon tregon se secili vend ka avantazhet dhe sfidat e veta specifike. Kroacia dhe Sllovenia ofrojnë stabilitet dhe siguri investimesh, ndërsa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina tërheqin investitorë me kosto më të ulëta hyrjeje dhe potencial më të lartë rritjeje. Të kuptuarit e kushteve lokale, politikave tatimore dhe trendeve afatgjata janë thelbësore.
Blerësit duhet të analizojnë me kujdes tregun, vendndodhjen dhe cilësinë e ndërtimit përpara se të marrin një vendim blerjeje. Për investitorët, diversifikimi i investimeve në tregje të shumta mund të zvogëlojë rrezikun dhe të rrisë fitimet. Në fund të fundit, viti 2025 sjell një treg pasurish të paluajtshme më të pjekur dhe transparent në të gjithë rajonin. “Që nga kriza e Covid-it deri më sot, çmimet e pasurive të paluajtshme në Maqedoni janë rritur gradualisht. I njëjti trend vazhdoi me luftën në Ukrainë, e cila çoi në çmime më të larta të energjisë në nivel global dhe mbi të gjitha, një rritje të çmimit të tokës për metër katror. Gjithashtu, në Shkup, kjo po ndikohet nga moratoriumi për plane të caktuara urbane të detajuara në komuna tërheqëse, si Qendra apo Karposhi”, thonë ekspertët.
Në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave në Maqedoni, në periudhën tetor-dhjetor 2025, në të gjithë vendin janë regjistruar 1.004 apartamente të ndërtuara rishtas, pra apartamente nga një investitor, që është 159 apartamente më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2025. Gjithashtu, deri më tani në Agjencinë e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme janë regjistruar 27.522 fletë pararegjistrimi ndërtimi, gjë që tregon se këto objekte janë në ndërtim e sipër dhe së shpejti do të jenë në tregun e pasurive të paluajtshme.
SHITET BANESA PËR 250 MIJË EURO
“Në këtë tremujor, çmimi më i lartë i arritur i një apartamenti për metër katror është 182.404 denarë, ose 246.171 euro për një sipërfaqe totale prej 83 metrash katrorë që ndodhet në territorin e komunës administrative Qendër”, tregon Raporti i fundit nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirave, i publikuar nga Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme.
Siç është raportuar më parë nga Banka Kombëtare, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 25 për qind në bazë vjetore. Në tremujorin e mëparshëm, të tretë të vitit të kaluar, çmimet e pasurive të paluajtshme shënuan një rritje vjetore prej 25.1 për qind në tremujorin e tretë, pas një rritjeje prej 19.5 për qind në tremujorin e parë dhe 19.9 për qind në tremujorin e dytë.
Të dhënat më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës janë për nëntorin e vitit të kaluar, kur janë lëshuar 304 leje ndërtimi, 16,9 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ato parashikojnë ndërtimin e 761 apartamenteve, nga të cilat 427 në Rajonin e Shkupit, 113 në Lindje, 82 në Jugperëndim, 79 në Rajonin e Pellagonisë, 38 në Rajonin e Pollogut, 15 në Rajonin e Vardarit, 4 në Juglindje dhe 3 në Rajonin Verilindor.
Edhe në rajon po vërehet rritje e madhe e blerjes së një apartamenti. Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit. sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%. Sipas të dhënave të “Keydata” për indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve për periudhën 2005–2025, në tremujorin e dytë të këtij viti indeksi ka arritur në 334.61 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej fillimit të matjeve.
Gjithashtu sipas studimit të Investropa, bazuar në të dhënat e mbledhura nga burime autoritative si Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, çmimi mesatar i një shtëpie në Tiranë arrin rreth 127,500 euro. Ndërkohë, mesatarja e përgjithshme e tregut është më e lartë, rreth 155,000 euro, pasi ndikohet nga pronat luksoze në zonat më të kërkuara të kryeqytetit.
Rreth 80% e banesave në Tiranë pozicionohen në një interval çmimesh nga 80,000 deri në 250,000 euro, çka tregon se pjesa më e madhe e transaksioneve zhvillohet brenda këtij diapazoni.
Për blerësit me buxhet më të kufizuar, një nivel realist fillestar varion nga 50,000 deri në 80,000 euro.
Në fillim të vitit 2026, çmimet mesatare sipas tipologjisë së pronës janë si më poshtë: apartamentet standarde rreth 140,000 euro, apartamentet e ndërtuara së fundmi rreth 190,000 euro, ndërsa shtëpitë private rreth 260,000 euro. Në rastin e vilave luksoze apo duplekseve, çmimet mund të arrijnë nivele dukshëm më të larta. Këto diferenca lidhen me madhësinë, vendndodhjen dhe premiumin që paguhet për ndërtimet e reja apo adresat elitare. /KOha/






