26 kandidatë të pavarur për kryetar komunash në RMV

    Nga gjithsej 297 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 26 janë të pavarur ose 8.75. Kjo shifër është më e vogël në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale, ku kandidatë të pavarur për kryetar komune kanë qenë mbi 10%.

    Kandidatë të pavarur ka në 18 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit ose në 22% nga gjithsej 80 komuna. Në të gjitha zgjedhjet lokale ka pasur të paktën një kandidat i cili ka fituar mandat. Më së shumti kandidatë të pavarur kanë fituar në zgjedhjet e 2005 me shtatë kryetar, ndërsa më pak në zgjedhjet e para në vitin 1996.

    Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të jenë shtatëtat që nga pavarësia e vendit, por të tretat kur zgjidhen kryetar dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit.

    Zyrtarisht fushata për rrethin e parë do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë.

    Lajmi Paraprak

    Banori serb nga Bërnjaku: Shqiptarët janë shokët e mi, Kurti e Vuçiq të na lënë të jetojmë të qetë

    Lajmi i rradhës

    Derisa të krijohet qeveria e re, Merkel në detyrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë