30 ditë paraburgim për 24 të dyshuar në tragjedinë në Koçan, përfshihen edhe tre kryetarët e komunës

    Gjykata Themelore në Koçan u ka caktuar paraburgim 30-ditor 24 nga gjithsej 27 të dyshuarit të përfshirë në hetimin për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona, ndërsa thuajse 200 janë lënduar, shkruan 360 Gradë, përcjell Nistori.

    Midis personave për të cilët u është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh janë edhe tre kryetarët e Komunës së Koçanit të përfshirë në procedurës. Bëhet fjalë për kryetarin në shkuarje të Koçanit Lupço Papazov dhe paraprijësit e tij Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Ilijev.

    “Është caktuar paraburgim 30-ditor për 24 persona, midis të cilve edhe për tre kryetarë parapark të Koçanit”, thonë nga Gjykata Themelore e Koçanit.

    Kryetari i Koçanit në largim Lupço Papzov dhe dy kryetarët parapral të Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Ilijev u arrestuan më 20 mars.

    Lajmi Paraprak

    Pacientët e tragjedisë në Koçan, rrezikohen nga infeksionet

    Lajmi i rradhës

    Rasti i grisjes së Kuranit në Prizren, dyshime se akti mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe i planifikuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë