Dyshime për pedofili, ndalohen biznesmenë të njohur nga Tetova dhe Gostivari

    Fotografia nuk është nga aksioni i arrestimit, por është ilustruese

    Njësiti për krim të organizuar dhe Policia e Tetovës, kanë ndaluar 10 persona nga Tetova dhe Gostivari, të cilët dyshohen për pedofili. Një 15 vjeçare ka rënë pre e disa personave të cilët, më pastaj, e kanë shitur te biznesmenë dhe persona të tjerë. Në mesin e të ndaluarve sipas burimeve jozyrtare ka edhe biznesmenë të njohur nga Qyteti i Tetovës dhe Gostivarit, por edhe rrethina, shkruan Alsat M, përcjell Nistori.

    Në policinë e Tetovës, sot janë marrë në pyetje dhe është bërë identifikimi i personave që kanë keqpërdorur të miturën, ndërsa bashkë me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, do të merren masat për paraburgim dhe zbardhjen e plotë të rastit. Në mesin e të ndaluarve është edhe një person 65 vjeçar nga Kamjani i Komunës së Bogovinës. Deri më tani ky është aksioni me numër më të madh të të ndaluarve për pedofili në Rajonin e Maqedonisë Perëndimore. Nga informatat jozyrtare deri më tani, fjala është për një rrjet, i cili përveç që ka keqpërdorur të miturit, edhe i kanë shitur tek biznesmenë të ndryshëm. Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, por detaje janë paralajmëruar për nesër.

    Ndalohen 10 persona nga Tetova e Gostivari, dyshohen për pedofili

    Njësiti për Krim të Organizuar dhe Policia e Tetovës deri më tani kanë arrestuar 10 persona të dyshuar për pedofili. Alsat jozyrtarisht mëson se në mesin e të arrestuarve ka edhe biznesmen të njohur nga Tetova e Gostivari. Të njëjtit dyshohen për pedofili me një vajzë të mitur (15 vjeçe) e cila është shitur tek disa persona. Policia e Tetovës dhe Njësiti për Krim të Organizuar janë duke i marrë në pyetje personat dhe duke bërë identifikimin e tyre.

    Lajmi në përditësim…

    Lajmi Paraprak

    Nuk kemi autostradë, por në Korridorin 8 lëvizin më shumë automjete se në Korridorin 10 (Infografik)

    Lajmi i rradhës

    Lajçak: Na duhet qartësi se si do të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë