30 shtetase të huaja u arrestuan në disa objekte hotelerike në Tetovë dhe në Shkup

    Vetura e policisë, Tetovë / Fotografia: Nistori

    Policia e Maqedonisë mbrëmë ka kryer një sërë kontrollesh në disa objekte hotelerike në rajonin e Tetovës dhe në Shkup.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në Tetovë janë arrestuar 30 shtetase të huaja për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

    “Më 09/10.08.2025 në periudhën prej 23:30 deri në ora 02:30, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Njësitin nacional për shkatërrim të kontrabandimit me emigrantë dhe tregti me njerëz në Shkup, kanë realizuar aksion kontrolli në objektin hotelerik në fshatin Zhelinë të Tetovës, në pronësi të J.F.(48) nga Zhelina dhe në objektin hotelerik në Tetovë, në të cilin si pronar është paraqitur I.A.(22) nga Tetova. Gjatë kontrollit janë takuar 30 femra nga Rusia, Brazili, Serbia, Shqipëria, Argjentina dhe Kolumbia për shkak se është konstatuar se e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin”, thuhet në njoftim.

    Kontrolle janë bërë edhe në Shkup, ndërkaq janë shqiptuar edhe gjoba ndaj disa objekteve hotelerike kryesisht për shkak të zërimit të lartë.

    “Në koordinim me inspektorë të Mjedisit Jetësor është kryer matje e fuqisë së zërimit në objektet hotelerike. Gjatë kësaj është konstatuar se dy objekte hotelerike në rajonin qendror të qytetit e kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike duke lëshuar muzikë të zëshme dhe të njëjtëve iu janë shqiptuar shkresa për shkelje të konstatuara. Gjithashtu gjatë mbrëmjes që lëmë pas, janë kontrolluar edhe objektet hotelerike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ku është kryer kontroll i dokumentancionit”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.

    Lajmi Paraprak

    “Problematike kur një çikë i refuzon”: çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin?

    Lajmi i rradhës

    Lindja e Mesme, thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë