31 mijë shqiptarë u kapën pa leje në BE, 13 mijë u refuzuan të hyjnë

    Komisioni Evropian ka prezantuar sot raportin e katërt mbi sistemin e liberalizimit të vizave në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mal i Zi e Bosnjë Hercegovinë.

    Raporti ka konfirmuar se heqja e regjimit të vizave ka sjell benefite pozitive ekonomike, sociale e kulturore si për vendet anëtare të BE ashtu dhe për vendet partnere.

    Raporti analizon të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2020 e rekomandimet e dhëna në raportin e tretë të Komisionit Evropian.

    Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme Ylva Johansson ka deklaruar se heqja e sistemit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka sjellë një rezultat kuptimplotë e ndihmon këto vende për të përmirësuar menaxhimin e problematikave të emigracionit e azilkërkuesve si dhe forcon luftën e institucioneve kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

    Bilanci

    Për sa i takon Shqipërisë në vitin 2020:

    6970 shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

    31 630 shtetas shqiptarë janë kapur me leje të parregullt qëndrimi në vendet anëtare të BE

    13 265 shqiptarëve i është refuzuar kërkesa për të hyrë në territorin e vendeve të BE

    23 235 janë vendime riatdhesimi të shtetasve shqiptarë

    9755 janë riatdhesime fiktive të shtetasve shqiptarë

    1429 shqiptarë janë sinjalizuar për kapërcim kufijsh në mënyrë të parregullt./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    3 hurma në ditë | 5 vlera direkte për organizmin

    Lajmi i rradhës

    Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë