Dënime të ulëta për personat nga Velesi që përdhunuan 15 vjeçaren

    Dënimi më i lartë që u shqiptua sot në Gjykatën Penale në Shkup është 5 vjet e 6 muaj burg, ndërsa më i ulëti me kusht. Të 13 të rinjtë nga mosha 22 deri në 32 vjeç u shpallën fajtorë nga gjykata për abuzim seksual me të miturën, filmimin e saj dhe shpërndarjen e incizimeve.

    “Kjo nuk është një betejë e burrave kundër grave, por një betejë e gjeneratave të ardhshme”, tha gjyqtarja Daniela Dimovska, duke e shpallur aktgjykimin në rastin e keqpërdorimit seksual të një të mitur në Veles nga 13 të rinj nga Velesi.

    Ajo tha se ky aktgjykim është leksion për mbarë shoqërinë, e cila duhet të pyesë se çfarë po ndodh me të rinjtë në Maqedoninë e Veriut.

    Ajo ka nxjerrë një detaj të vogël të gjithë procedurës, duke zbuluar se ngjarjet për të cilat akuzohen të dënuarit kanë ndodhur nën ndikimin e drogës.

    Lajmi Paraprak

    IShSSh e gjobiti Klinikën e fëmijëve për shkak të mangësive në punë

    Lajmi i rradhës

    Sela – Mickoskit: nëse nuk je kundër gjuhës shqipe, ta hapim kushtetutën dhe ta heqim 20%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë