380 mijë të punësuar marrin pagë nën mesataren që është 41 mijë denarë

    Rreth 180.000 të punësuar në vend marrin pagë më të ulët se 450 euro, apo nën 27 700 denarë, aq sa kërkojnë sindikalistët që të jetë paga minimale. 380 mijë të punësuar kanë paga më të ulëta nën pagën mesatare që është 41 500 denarë. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të DAP-it për pagat e paguara dhe kontributet, deri në shtator të këtij viti. Këtë vit është ulur edhe numri i të punësuarve për të cilët paguhen pagat përmes MPIN të DAP-it. Kështu që nëse në janar kanë qenë mbi 534 mijë të punësuar, në shtatorë numri i tyre është ulur në rreth 523 mijë të punësuar.

    Pikërisht këto janë argumentet e sindikalistëve se paga minimale në vend patjetër të rritet, ndërsa me të edhe pagat tjera.

    Dje nuk u arrit marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve për pagën minimale. Qeveria hoqi dorë dhe i la vetë që të dakordohen.

    Sindikalistët kërkojnë pagë minimale prej 450 eurove ose rreth 27 700 denarë, ndërsa punëdhënësit me qëndrim se paga minimale nuk mund të jetë më e lartë se harmonizimi ligjor, me të cilin do të rritet nga 22 500 denarët e tanishëm në rreth 24 000 denarë.

    Dhe përderisa sindikata dhe punëdhënësit po dakordohen, pagat minimale në rajon po rriten. Analizat tregojnë se edhe me pagë minimale prej 450 eurove, vendi përsëri do të jetë në fund në rajon. Edhe me 450 euro edhe me pagën e tanishme minimale prej 367 eurove, pagë më të ulët minimale kanë vetëm Shqipëria, ku bruto paga është rreth 400 euro, si dhe Kosova ku paga minimale rritet në 250 euro.

    GRAFIKË:

    MAQEDONIA                                   367 euro              450 euro?

    BOSNJA DHE HERCEGOVINA       600 euro

    MALI I ZI                                           Me arsim të mesëm 600euro/ me arsim të lartë 800 euro

    SERBIA                                               405 euro              458 euro në vitin 2025

    KROACIA                                           677 euro              750 euro në vitin 2025

    SLLOVENIA                                       902 euro

    KOSOVA                                            250 neto-320 bruto

    SHQIPËRIA                                        398 bruto

    Kështu që paga minimale në Bosnjë dhe Hercegovinë nga 310 rritet në mbi 600 euro. Mali i Zi po vendos dy paga minimale, për të punësuarit me arsim të mesëm dhe me arsim më të ulët, paga minimale do të jetë 600 euro, ndërsa për të punësuarit me arsim të lartë 800 euro. Paga minimale për të punësuarit në Serbi pas Vitit të Ri do të rritet në 485 euro. Në Kroaci nga 1 janari paga minimale do të jetë 750 euro. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa infrastrukturore dhe shëndetësore – banorët e Presilit thonë se diskriminohen pse janë shqiptarë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është hiperhidroza?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë