VMRO-DPMNE: Masat kundër Covid-19 janë të vonuara dhe joefikase

    Partia opozitare VMRO-DPMNE, ka reaguar në lidhje me masat qeveritare antikovid. Nga atje thonë se pakoja e masave antikovid është e vonuar dhe joefikase.

    “Tani Zaev dhe Filipçe merren me pasojat e virusit korona, ndërsa shkaqet për këtë sot është injorimi i plotë i problemit dhe imunizimi jo në kohë. Gara për provizione, në vend të garës për vaksina kontribuoi që Maqedonia sot të thyejë edhe një rekord dhe ai është në krye të listës së të infektuarve”, shprehen nga VMRO.

    VMRO-DPMNE, ka bërë thirrje për vaksinim, por duke i respektuar të drejtat e të gjithë qytetareve që mendojnë të kundërtën dhe Qeveria nuk ka të drejtë ta kufizojë të drejtën dhe lirinë e tyre të zgjedhjes.

    “Qeveria nuk do të mundet t’i zbatojë masat e saj njëjtë. Për disa do të vlejnë, për të tjerë jo. Populli nuk duhet të frikësohet dhe përsëri kriza e koronës të shndërrohet në luftë për mbjellje të frikës, por i vendimeve të arsyeshme të cilat do të japin rezultate. Nevojiten masa stimuluese, e jo dënime”, përfundojnë nga atje./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    LAMM: S’ka ndalesa të gjata në vendkalimet kufitare

    Lajmi i rradhës

    Të burgosurit pa përkujdesje të nevojshme mjekësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë