40 parashtresa janë dorëzuar tek Avokati i popullit për mjedisin e rrezikuar jetësor, gjysma kanë të bëjnë me ajrin e ndotur

    Deri në tetor, dyzetë parashtresa nga fusha e mjedisit jetësor sivjet kanë mbërritur në zyrën e Avokatit të Popullit. Gjysma e tyre janë për cilësinë e ajrit dhe 20 të tjera janë për aspekte të tjera të mjedisit të rrezikuar. Këtë e theksoi edhe avokati Naser Ziberi, përcjell Nistori.

    “Megjithatë, më gëzon fakti  që në këtë konferencë kemi përfaqësues nga Gjykata Supreme dhe avokatë të popullit nga shumë shtete, me kontributin e të cilëve do t’i forcojmë kapacitetet,” deklaroi Ziberi, duke shtuar se neni 43 i Kushtetutës së RMV-së garanton mjedis të shëndetshëm.

    Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe ministri për ekologji, Izet Mexhiti.

    “Si Qeveri jemi të përkushtuar seriozisht në krijimin dhe zbatimin e politikave për reduktimin e presionit që njerëzit e ushtrojnë mbi mjedisin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit njerëzor, por edhe sigurimin
    e mbrojtjes së vetë natyrës dhe biodiversitetit”, deklaroi Mexhiti.

    Konferenca ndërkombëtare me temë “Ombusmanët dhe Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisin”, do të vazhdojë edhe nesër në Shkup në kuadër të projektit “Përmirësimi i rolit të Avokatit të Popullit në drejtësinë mjedisore”.

      Lajmi Paraprak

      Dibra kërkon më shumë gjelbërim dhe kabinete moderne

      Lajmi i rradhës

      BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë