S’ka bisedime aktive për ndryshimet kushtetuese

    Negociatat të tjera për gjetjen e një zgjidhje për ndryshimet kushtetuese mes pushtetit dhe opozitës nuk ka. Partitë komunikojnë vetëm nëpërmjet mediave kurse nuk parashihen as takime të tjera liderësh ose të ngjashme.

    Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, nga Forumi i Prespës për Dialog tha se VMRO-DPMNE-ja vepron me standard të dyfishtë në këtë çështje, por gjithsesi beson se ngërçi ka një zgjidhje.

    “VMRO-ja duhet të jetë shumë më e qartë, të mos bëjë politikë me standard të dyfishta; ditën jam për sundim të ligjit dhe për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, jam për zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohemi, kurse natën koketon dhe ndërton politika që nuk e favorizojnë zgjidhjen e problemeve. Ne si problem e shohim si të zgjidhshëm dhe besojmë se ka forca progresive në VMRO që ta kuptojnë drejt momentin e duhur”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    LSDM-ja kërkon që partia e Mickoskit të formojë grup pune siç ka bërë ajo, dhe të vazhdojë negociatat.

    “Prandaj është me rëndësi kyçe që dialogu të vazhdojë më tej, përmes bisedimeve të gjendet model i përshtatshëm për ndryshimet kushtetuese i cili do të jetë në kuadër të kornizës negociuese. Në vend që nëpërmjet mediave, në duhet të ulemi bashkë në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit”, tha Marija Georgievska, LSDM.

    VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër, kërkon që partia e Kovaçevskit të përgjigjet publikisht nëse ndonjëri nga opsionet e tyre është ose jo i pranueshëm.

    “Oferta e VMRO-DPMNE-së është koncize. Janë dhënë dy propozime dhe nëse LSDM-ja dhe Kovaçevski nuk i pranojnë, nuk ka asnjë mbështetje sepse këto propozime mundësojnë edhe eurointegrime dhe ruajtje të indentitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase”, u shpreh Eli Panova, VMRO-DPMNE.

    VMRO-DPMNE si opsione propozon qeveri të zgjeruar pa BDI-në dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të hynë në fuqi me anëtarësimin e plotë në BE si dhe opsioni i dytë, zgjedhje të parakohshme në vjeshtë dhe garanci nga institucionet evropiane për mbrojtjen e identitetit maqedonas, fonde dhe zbatim të tre vendimeve të Gjykatës së Strazburgut për të drejtat e maqedonasve në Bullgari. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Disa nga përbërësit toksikë në produktet e pastrimit

    Lajmi i rradhës

    Fushata, imunizohen mbi një mijë fëmijë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë