49.4 % e drurit të prerë në Maqedoninë e Veriut është prej ahu

    Në Maqedoninë e Veriut 49.4 % e drurit të prerë është prej ahu, 34.5 % është lis, 11 % pishë e bardhe dhe e zeza, ndërsa tjerat janë çam, bredh dhe specie tjera.

    “Prodhimi i përgjithshëm i asortimenteve pyjore në pyjet shtetërore gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 3.6 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Raportohet që rritje e prodhimet pyjore është vërejtur te drunjtë e minierave të llojeve halore, dru tjetër të rrumbullakët të llojit gjetherënës, dru hapësinore, dru zjarri dhe dru tjetër i përpunuar, shtylla të drurit dhe kunj.

    “Në të njëjtën periudhë, shitja e asortimenteve pyjore është 171 737 m3, dhe shënon ulje për 8.6 %”, raportojnë nga Enti.

    Lajmi Paraprak

    Miratohet propozim ligji që i lejon Maqedonisë së Veriut të marrë kredi prej 530 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    “E marta vetëm për romët” – Pishina në Shuto Orizarë me mbishkrim diskriminues ndaj komunitetit rom

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë