“E marta vetëm për romët” – Pishina në Shuto Orizarë me mbishkrim diskriminues ndaj komunitetit rom

    Një restorant me pishinë rekreative në Komunën e Shuto Orizares kishte mbishkrimin “E marta vetëm për romët” në tabelën e tij të njoftimeve, kështu duke i privuar banorët e komunitetit rom që të argëtohen në ditët tjera të javës, gjegjësisht duke i diskriminuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në baza të përkatësisë etnike dhe ngjyrës së lëkurës, gjuhës dhe racës, përcjell Nistori.

    Këtë e ka konstatuar edhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi pas ankesës së bërë në rastin e verës së kaluar kur të rinjtë romë nuk janë lejuar të argëtohen në pishinën e restorantit.

    Në ankesën drejtuar Komisionit, thuhet se në kompleks kanë hyrë të gjithë qytetarët, përveç romëve, për të cilët me gojë dhe me shkrim është theksuar se janë të mirëpritur vetëm të martave.

    Deri te Komisioni ka arritur edhe përgjigje nga menaxhmenti i pishinës, i cili thotë se çdo ditë kanë pasur mysafirë nga të gjitha nacionalitetet, ngjyrës së lëkurës dhe racës. Menaxhmenti urdhëroi Komisionin që të kontrollonte te Dudushi se prioritet i tyre janë mysafirët.

    “Gjatë analizës, komisioni ka marrë parasysh mbishkrimin që ishte reklamuar në tavolinën e pishinës “E marta vetëm për romët”. Përkundër faktit se përgjigjja mohon të gjitha pretendimet në ankesë, Komisioni konsideron se vetë publikimi i një njoftimi me përmbajtje të tillë është provë e mundshme nga e cila mund të konstatohet se grupi ka diskriminuar drejtpërdrejt personat e kombësisë rome për shkak të përkatësisë etnike, ngjyrë e lëkurës në mënyrë që të mos lejohen të përdorin një objekt që paraqet objekt publik dhe në të cilin kanë qasje të gjithë qytetarët”, sqaroi Komisioni.

    Komisioni u rekomandoi punonjësve dhe pronarit të restorantit që të mos e përsërisin këtë sjellje ndaj asnjë komuniteti etnik dhe të mos veprojnë me paragjykime ndaj personave të nacionalitetit rom. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    49.4 % e drurit të prerë në Maqedoninë e Veriut është prej ahu

    Lajmi i rradhës

    Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë