60% e grave në RMV janë përballur me dhunë të paktën një herë

    Më shumë se 60% e grave janë përballur me dhunë në internet të paktën një herë, ndërsa 1 në 10 gra është viktimë e abuzimit online çdo ditë, theksuan nga UNDP gjatë prezantimit të fushatës “Dhuna në internet lë shenja”. Sipas tyre, ngacmimi seksual në internet, ndjekja dhe shpërndarja publike e përmbajtjes intime pa leje janë format me rritje më të shpejtë të dhunës me bazë gjinore.

    Siç thanë nga atje, fushata do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale dhe do t’u drejtohet të rinjve, me vëmendje të veçantë grave dhe vajzave adoleshente pasi siç thonë ata, të gjitha hulumtimet dhe të dhënat tregojnë se pjesëtarët e kësaj grup moshe janë viktimat më të shpeshta në rastet e dhunës me bazë gjinore.

    “Dhuna me bazë gjinore në internet nuk është virtuale. Pasojat e saj janë një realitet me të cilin përballen shumë të rinj, veçanërisht vajza dhe gra. Edhe pse shpesh është e padukshme për të tjerët, ajo lë plagë të thella tek viktimat. Internet duhet të jetë një hapësirë e sigurt për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, mosha, vendbanimi apo niveli arsimor”, thotë Armen Grigoryan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së.

    Një sondazh i kryer nga UNDP-ja në prag të fushatës tregoi se rreth 70% e grave që ishin viktima të dhunës në internet nuk e raportuan rastin.

    “Kjo është arsyeja që fushata e UNDP-së do të ketë një fokus të veçantë në edukimin  e qytetarëve për atë se çfarë është dhuna me bazë gjinore dhe seksuale e mundësuar nga teknologjia, por edhe mbi atë se si dhe ku mund të raportohet”, thanë nga UNDP.

    Dhuna me bazë gjinore është çdo formë e pushtimit të privatësisë, ndjekjes, ngacmimit, gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore, ndarjes së përmbajtjes personale pa pëlqim, abuzimit seksual të bazuar në foto ose video, akses të paautorizuar në një sistem kompjuterik, vjedhje identiteti dhe dhunë e drejtpërdrejt, shpjegojnë nga atje. Viktimat çdo rast mund ta raportojnë në stacionin më të afërt policor ose në [email protected].

    Lajmi Paraprak

    FAJI TE SHTETI, JO TE STUDENTËT! / Bursat për studime jashtë Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Katër gjërat që duhet t’ua mësojmë fëmijëve para se t’i mbushin 10 vjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë