Nuk do të ketë shërim falas për ata që refuzojnë të vaksinohen

    Shteti nuk do t’ua mbulojë financiarisht trajtimin mjekësor për Kovid-19, qytetarëve të cilët do të refuzojnë të vaksinohen. Ky është njëri nga opsionet që autoritetet shëndetësore do ta shqyrtojnë, e që është e mundur të vendoset nga muaji shtator. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se  deri atëherë theksi do të jetë në fushatën mbi rëndësinë e vaksinimit të popullatës.

    Tani vendosim theks të fuqishëm në fushatën për rëndësinë e vaksinimit ja dhe vaksinimi në terren i cili do të fillojë të hënën. Theks të veçantë vendosim në komunën e Shuto Orizares, si dhe vendeve të tjera rurale nëpër qytete tjera të vendit – deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

    Ndërkaq sot kanë arritur 100.000 doza të vaksinës Astra&Zeneca donacion nga Greqia. Numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza deri më sot është rreth 250.000 mijë. Rreth 70% e punonjësve shëndetësorë deri më tash janë vaksinuar, ndërkaq Filipçe tha se po udhëhiqet një fushatë interne për imunizimin e mantel bardhëve të pa vaksinuar.

    Ndërkohë raste të reja me llojin “Dellta” të virusit për momentin nuk janë konfirmuar. 4 persona të infektuar nga qyteti I Tetovës dyshohen për llojin afrikano-jugor të virusit.

    Në Tetovë janë katër raste të cilat duhet të sekuencionohen të cilët janë suspekte, bazuar në skriningun që bëhet për llojin afrikano jugor të virusit, që do të thotë se ka edhe mutacione të tjera të virusit të cilët janë prezentë në vendin tonë – tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

    Sa i përket restrikcioneve, Filipçe tha se situata paraqitet e qetë, pavarësisht prezencës së disa mutacioneve në vend. Ai shtoi se masat të tjera shtrënguese nuk janë të nevojshme pasi ka sasi të mjaftueshme të vaksinave për mbrojtje nga Covid-19./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkarkimi i gjykatësit Boshevski | Gjykim nga fillimi për disa raste

    Lajmi i rradhës

    Fushata zgjedhore në Sofje nxit reagime në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë